Britania e Madhe njoftoi sot 888 vdekje në spitalet e pacientëve të prekur nga koronavirusi i ri, i cili e çon në 15464 numrin e përgjithshëm të viktimave të kësaj sëmundjeje në ishull.
Kjo shifër është më e lartë nga 847 vdekjet e njoftuara dje nga Ministria e Shëndetësisë.
”Numri i personave që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus arriti në një total prej 114217, një rritje prej 5526 krahasuar me një ditë më parë”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Shifrat e lëshuara çdo ditë nga autoritetet shëndetësore përfshijnë vetëm vdekjet në spital të pacientëve, një metodë e kritikuar për mosmarrjen parasysh të vdekjeve në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit.