Futbollistët e Chelseat janë të gatshëm të pranojnë një ulje page prej 10 për qind për katër muajt e ardhshëm, për të ndihmuar klubin gjatë periudhës së vështirë financiare të shkaktuar nga pezullimi i futbollit për shkak koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur “Daily Mail”, mirëpo raportohet se bisedimet ende janë në vazhdim. Kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta është duke udhëhequr bisedimet në emër të lojtarëve. Është duke u negociuar me drejtoreshën menaxhuese Marina Granovskaia.
Por, ende nuk është arritur një marrëveshje. Nga ana e klubit ishte sugjeruar një ulje prej 25 për qind. Por, lojtarët e Chelseat janë të gatshëm të pranojnë ulje page prej 10 për qind.