Fax News ka transmetuar problemet e familjes së Ermal Malokut, një familje e ngujuar për shkak të kushteve ndaj koronavirusit ndërsa prej nëntorit të kaluar shtëpia e tij është bërë e pabanueshme për shkak të goditjes nga tërmeti.
Ai tha se muri i banesës së tij lëviz sapo i vendos dorën ndërkohë që përmendi edhe ndihmat që i japin, duke thënë se asgjë nuk u zgjidhin 2 kg oriz e makarona por një shtëpi e re për të jetuar.
“Kam një fëmijë të sëmurë 10 muajshe, kam kërkuar ndihmë, prit më thonë. Kur kërkon ndihmë dhe të sillen dy kile sheqer e 2 kg makarona nuk mbahet shtëpiakështu. Mi kanë sjellë disa ndihma duke i bezdisur në telefon por nuk mund ta bëj këtë vazhdimisht. Nuk do hash vetëm oriz me makarona, edhe atë që gatuajmë e lëmë edhe për darkë se i bie të hapësh tjetrën nesër.
Jam pa punë, edhe nusja është pa punë. Kam një fëmijë të vogël që duhet larë, ndërruar dhe ushqyer. Kam jetuar me qera në Kombinat, ika të prindërit në Durrës por edhe ata janë pensionistë, nuk kanë mundësi, çështje një jave se dal edhe nga këtu ku jam sepse një zonjë ka dalë vullnetare dhe më ka strehuar.
Se më bën foto me dy kile sheqer e dy kile makarona se më ke ndihmu nuk më duhet fare, mua më duhet një dhomë e një banjo. Dua të strehoj veten gocën edhe nusen, më kanë pranuar në këtë banesë prej vajzës së vohgël por nuk mund të vazhdojë kështu.
Muri lëviz me duar. Kam kontaktuar urgjencën për vajzën, më thonë prit doktorin, pastaj më nxirrnin herë një person herë një tjetër, derisa vajta atje me vajzën dhe i bënë sorum. Këtu mund të bëhet fëmija me azëm, mund të marrë ftohjen. Nëse duan të më ndihmojnë ta bëjnë, nëse jo në mes të rrugës do më gjejnë, se më thoni ju ku të shkoj, se them për presion por s’kam çfarë bëj”, tha kryefamiljari.