ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të gjithë pas Fisnik Asllanit: Bayern në “pole position”, e ndjek edhe Barça 12 hours ago
Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja 12 hours ago
Trump lë të hapur mundësinë e mandatit të tretë presidencial, por refuzon kandidimin si zëvendëspresident 12 hours ago
Guvernatori Newsom, kundërshtar i fortë i Trump, konfirmon planet për 2028: Do të shqyrtojë kandidaturën për President 16 hours ago
Stoli i Juventusit, Spalletti është i preferuari 16 hours ago
Next
Prev
Home UK

Britani, pretendohet se “është përgatitur plan për kthimin e jetës në normalitet”

albnews by albnews
19 April, 2020
in UK
0
Britani, pretendohet se “është përgatitur plan për kthimin e jetës në normalitet”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Përveç farmacive dhe marketeve në Britani janë të mbyllura të gjitha bizneset si dhe nuk lejohen aktivitetet sociale përveç ceremonive mortore

Londër

Pretendohet se në Britani të Madhe janë bërë përgatitjet për rikthimin e jetës në normalitet dhe rihapjen e shkollave të cilat u mbyllën në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

RelatedPosts

Rruga e errët e emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë

Policisë së Shtetit i dhurohen pajisje të teknologjisë së fundit nga Britania

Rreth 900 kg drogë, kapet në Angli 30-vjeçari për serat me kanabis në Berat

Sipas lajmit të “The Sunday Times” që është versioni që publikohet në fundjavë i gazetës “The Times”, thuhet se pas kthimit në detyrë të kryeministrit, Boris Johnson i cili pas diagnostikimit me COVID-19 ende nuk është shëruar plotësisht, do t’i paraqiten planet e përgatitjeve të bëra për normalizimin e jetës në vend.

Në mesin e këtyre planeve parashikohet hapja në ditë të caktuara të shkollave më 11 maj. Nëse plani miratohet shkollat do të hapen fillmisht për nxënësit në shkollat fillore dhe për fëmijët 10 dhe 12 vjeç të cilët do të hyjnë në provimet që do të zhvillohen në mbarë vendin në vitin 2021.

Nëse plani për 11 majin nuk pranohet, theksohet se do të jetë në rend dite hapja e shkollave më 1 qershor ose në fillim të shtatorit.

Në fazën e parë për rikthimin e jetës në normalitet do të rihapen sërish dyqanet ku mund të ruhet distanca sociale. Në këtë kuadër ‘dritë jeshile’ do të ketë për dyqanet e veshjeve dhe vendeve që shesin produkte kopshtarie.

Gjithashtu do të hiqen edhe kufizimet për shërbimet e autobusëve dhe hekurudhat si dhe mund të vijë në rend dite vendosja e detyrueshme e maskave në transportin publik.

– Në fazën e dytë do të hapen më shumë dyqane

Në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit do të kalohet në fazën e dytë. Në këtë fazë do të rihapen më shumë dyqane dhe biznese. Ndërkohë do të thirren të gjithë punonjësit dhe do të lejohen disa aktivitete të vogla sociale.

Ndërsa hapje e bareve dhe restoranteve dhe aktiviteteve të mëdha si ato sportive dhe koncerteve nuk do të jetë e mundur deri në korrik ose deri në fund të verës.

– Të moshuarit do të jenë të detyruar të presin

Gjatë këtij procesi personave 70-vjeç dhe më lartë që janë në grupin e rrezikuar do t’u kërkohet që “të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi”. Këta persona nuk do të kalojnë në rregullin normal deri në gjetjen e vaksinës. Pra, rikthimi në jetën normale për të moshuarit dhe personat në grupin e rrezikuar vlerësohet se mund të mos jetë i mundur deri në fazën e tretë në pranverën e 2021.

– Bizneset thirrje për “normalizim të jetës”

Kryeministri Boris Jonson i cili vazhdon të pushojë në një rezidencë kryeministrore jashtë Londrës pritet që të vijë në krye të detyrës në fund të muajit.

Bizneset në Britani ku për shkak të COVID-19 kanë humbur jetën mbi 15 mijë njerëz, bëjnë thirrje për “normalizim e jetës”.

– Masat në zbatim në Britani

Sipas vendimeve të marra në Britani më 23 mars dhe të zgjatura edhe për 3 javë deri më 16 prill, qytetarët mund të dalin në rrugë për të blerë nevojat themelore, të bëjnë aktivitete sportive një herë në ditë vetëm ose me pjesëtarët e familjes, të ndihmojnë ata që kanë nevojë dhe të shkojnë në punë nëse nuk mund ta bëjnë atë nga shtëpia.

Përveç farmacive dhe marketeve në Britani janë të mbyllura të gjitha bizneset si dhe nuk lejohen aktivitetet sociale përveç ceremonive mortore.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të gjithë pas Fisnik Asllanit: Bayern në “pole position”, e ndjek edhe Barça

Të gjithë pas Fisnik Asllanit: Bayern në “pole position”, e ndjek edhe Barça

27 October, 2025
Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja

Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja

27 October, 2025
Trump lë të hapur mundësinë e mandatit të tretë presidencial, por refuzon kandidimin si zëvendëspresident

Trump lë të hapur mundësinë e mandatit të tretë presidencial, por refuzon kandidimin si zëvendëspresident

27 October, 2025
Guvernatori Newsom, kundërshtar i fortë i Trump, konfirmon planet për 2028: Do të shqyrtojë kandidaturën për President

Guvernatori Newsom, kundërshtar i fortë i Trump, konfirmon planet për 2028: Do të shqyrtojë kandidaturën për President

27 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result