Një radiolog spitalor pësoi një ndërlikim të rrallë të Covid-19 që i shkaktoi paralizë të plotë ka dalë nga spitali në një ushtarak nderi.
Paul Skegg kaloi 11 ditë si pacient në kujdesin intensiv në Spitalin Darent Valley periudhë gjatë së cilës ai i propozoi online partneres së tij, Katy Lavender.
Kolegu Dr. Jonathan Kwan tha: “Ai mendoi se ishte [në hapat e tij] të fundit, mori frymë thellë dhe e pëshpëriti propozimin e tij përmes tubit të trakeotomisë.”
Zonja Lavender pranoi.
42 vjeçarit Paul Skegg, pasi u shtrua në spital në 3 Prill, iu zhvillua Sindroma Guillain-Barre, një ndërlikim shumë i rrallë i Covid-19.
“Një nga tanët”
Ai i propozoi zonjës Lavender, një radiografe në një spital tjetër përmes FaceTime nga shtrati i tij në spital. Skegg ka punuar për shërbimin shëndetësor për 24 vjet.
Dr. Kwan, drejtor i pavionit mjekësor në spitalin e Kentit, tha: “Shërimi i tij i shpejtë është thjesht një mrekulli”.
Neurologët e spitalit kanë përdorur një terapi “inovative” për të trajtuar zotin Skegg, shtoi ai.
“Sot, ne u rreshtuam në korridor për një nga tanët dhe duartrokitëm për anëtarin e stafit tonë, pas një qëndrimi 16-ditor në Spitalin Darent Valley”. (BBC)