Është përmbyllur me sukses votimi i Marrëveshjes së re të Kyçjes në mes të KOSTT dhe ENTSO-E, nga Grupi Rajonal i Evropës Kontinentale (RGCE).
Me votimin e sotëm dhe pas nënshkrimit, KOSTT dhe Republika e Kosovës përfundimisht dalin nga Blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni Veriore) dhe i bashkohet Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri-Blloku AK.
Ky marrëveshje i hap rrugën KOSTT-it për integrimin në tregun rajonal të energjisë, pjesëmarrjes në bursën shqiptare të energjisë (APEX) si dhe vënies në operim të linjës 400 kë Kosovë-Shqipëri.
Drejtuesi Ekzekutiv i KOSTT z.Ilir M.Shala theksoi në fjalën e tij se “Pas një pune të shkëlqyer nga ekipi i ekspertëve të KOSTT për disa vite me radhë, siç edhe patëm paralajmëruar, ne sot me 20 prill 2020 angazhimin tonë të pakursyer e kurorëzuam me fitore. Kjo, është një ditë e madhe historike për KOSTT-in dhe për gjithë Kosovën. Me zhvillimet e sotshme, edhe në aspektin energjetik KOSTT dhe Republika e Kosovës pavarësohen nga Serbia.”
KOSTT falënderoi për mbështetjen institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, ZRrE, Ambasadën Gjermane, Bankën gjermane për Zhvillim-KfË, Ambasadën Amerikane, USAID, kompanitë homologe të ENTSO-E dhe të gjitha palët e tjera të interesit – vendore dhe ndërkombëtare për përkrahjen e vazhdueshme në këto procese.