Sipas The Guardian qeveria humbi mundësitë për të siguruar të paktën 16 milion maska për stafin e NHS në katër javët e fundit. Kjo vjen në mes të zhgënjimit në rritje të kompanive që thonë se Mbretëria e Bashkuar po humbet furnizimet vitale për vendet e tjera. Ofertat për maskat standarte nga furnitorët në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se janë pritur në “heshtje” nga qeveria.
Dhjetëra mijëra maska mbrojtëse janë të magazinuara në një depo britanike – duke pritur të dërgohen jashtë vendit – pasi qeveria refuzoi t’i blinte ato, raporton Daily Mirror. Gazeta thotë se pajisjet janë prodhuar nga një firmë në Nottingham dhe janë “dëshpërimisht për të ndihmuar” mjekët e vijës së përparme.
Sipas Financial Times, ministrat u përpoqën të martën në darkë të merrnin kontrollin mbi strategjinë e qeverisë për koronavirusin, mes konfuzionit në lidhje me përpjekjet për të siguruar pajisjet mbrojtëse dhe zbulimit se deri në fund të muajit do të realizohet më pak se një e pesta e numrit të testeve të premtuara të virusit.
Gazeta Metro, si pjesa më e madhe e gazetave të tjera, përqendrohet në lajmet e trajtimit të vaksinës së koronavirusit që do të fillojë nesër në Mbretërinë e Bashkuar. Prof Sarah Gilbert, e cila po udhëheq hulumtimin, tha se injektimi mund të jetë gati para shtatorit dhe ajo është “80%” e sigurt se do të funksionojë.
The Times raporton se sekretari Hancock njoftoi fondin prej 20 milion pound për të përshpejtuar gjatë verës studimet në shkallë të lartë përmes provave njerëzore, si dhe fondin prej 22.5 milion për një projekt paralel të vaksinës nga Imperial College London. Hulumtimi do të fillojë duke testuar injektimin e vaksinës te vullnetarët.
Daily Express thotë se fillimi i provave njerëzore të dy vaksinave që mund të mbrojnë kundër koronavirusit ngjall shpresën se Mbretëria e Bashkuar do ta nxjerrë botën nga pandemia. Pothuaj të gjitha gazetat i referohen premtimit të Sekretarit të Shëndetësisë Matt Hancock që qeveria do të “hedhë gjithçka” në mbështetje të studimeve.
Daily Telegraph pretendon se te testet për koronavirusin dhënë stafit të NHS janë gjetur të meta, që do të thotë se mijëra mjekë dhe infermierë që menduan se ishin të paprekshëm nga virusi kanë shkuar përsëri në punë ndërsa mund t`u jetë ngjitur sërish. (BBC)