FMN: 170 vende do të kenë tkurrje të PBB-së nga COVID-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 170 vende do të përballen me tkurrje të PBB-së së tyre këtë vit për shkak të ndikimit të koronavirusit të ri (COVID-19) në ekonomi, deklaroi shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalian Georgieva.

“Vetëm disa muaj më parë ne po projektonim që 160 ekonomi që të regjistronin rritje të të ardhurave për frymë”, theksoi Georgieva.

”Pandemia është një krizë si asnjë tjetër”, theksoi ajo, duke shtuar se kriza globale, që  shkaktoi efekte të njëpasnjëshme në shëndetësi dhe ekonomi, është më komplekse dhe e pasigurt.

“Perspektiva është e keqe”, theksoi Georgieva.

Duke iu referuar veprimeve të shteteve për të trajtuar virusin, shefja e FMN-së tha se ”masat fiskale deri më tani kanë arritur në rreth 8 trilionë dollarë dhe bankat qendrore kanë ndërmarrë injeksione masive të likuiditetit”.

Ajo shtoi se FMN maksimizoi aftësinë e saj të huadhënies për të siguruar burime financiare me shpejtësi për anëtarët e saj.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sëmundjen e ka shpallur një pandemi globale.

Deri më tani janë raportuar më shumë se 2,5 milionë raste në të gjithë botën, me mbi  170 400 vdekje.

Share This Article