Një grup mjekësh nga i gjithë Uellsi i kanë shkruar një letër të hapur ministrit të parë dhe ministrit të shëndetësisë të Uellsit duke u bërë thirrje atyre që ta bëjnë të paligjshëm përdorimin e shtëpive të dyta gjatë pandemisë Covid-19.
“Turizmi dhe përdorimi i shtëpive të pushimeve lehtësojnë lëvizjen jo-thelbësore në zonat rurale, duke rritur popullsinë dhe duke vendosur presione shtesë në shërbimet lokale të shëndetit dhe ato të urgjencës”, thuhet në letër.
Ministri i parë Mark Drakeford ka thënë se qeveria e tij po shikonte forcimin e rregulloreve për njerëzit që udhëtojnë në shtëpitë e dyta dhe se ai do të jepte më shumë detaje deri në fund të javës. (BBC)