ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd 3 hours ago
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 3 hours ago
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë 3 hours ago
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë 3 hours ago
Vajza e Kim Jong Un, trashëgimtarja e mundshme e Koresë së Veriut 3 hours ago
Next
Prev
Home UK

Çfarë shkoi keq për Adnan Januzajn te Manchester Unitedi

albnews by albnews
23 April, 2020
in UK
0
Çfarë shkoi keq për Adnan Januzajn te Manchester Unitedi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Dua t’u tregoj për një djalë që mund të bëjë çdo gjë. Ai vjen nga Belgjika. Emri I tij është Adnan. Januzaj! Januzaj! Januzaj!” – kështu këndonin tifozët e Manchester Unitedit nëpër ndeshje gjatë mesit të stinorit 2013/14.

Një djalë që mund të bëjë çdo gjë; kështu e shihnin Januzajn tifozët e Unitedit, shkruan Manchester Evening News. Dhe nuk ishin të vetmit.

RelatedPosts

Shkarkohet ambasadori i Britanisë së Madhe në Shtetet e Bashkuara

Starmer nën presion të ri për të shkarkuar Mandelsonin, ndërsa deputeti pretendon se partia parlamentare është ‘100% kundër qëndrimit të tij’

Deputetët e majtë kërkojnë që reformat të hidhen në koshin e plehrave në luftën e re civile të Partisë Laburiste kundër migracionit.

“Unë vërtet besoj e ky djalë mund të jetë një nga më të mirët në botë. Aq shumë talent ka ai”, kishte thënë Gary Neville për “EA Sports”.

Top klubet evropiane pajtoheshin. E po ashtu një numër i shteteve. Shpejt nisi beteja për të.

Ai vendosi t’i mbetej besnik Unitedit, firmosi kontratë pesëvjeçare në tetor të vitit 2013 e më pas zgjodhi edhe të përfaqësonte Belgjikën, ndonëse kishte mundësi të luante për disa përfaqësuese tjera. Në mesin e tyre ishte edhe Anglia.

Gjatë stinorit 2013/14, Januzaj prodhonte rregullisht momente shkëlqimi. Shënoi dy gola kundër Sunderlandit në ndeshjen e tij të parë si titullar, pasimi e shkëlqyer që i siguroi Unitedit një barazim kundër Southamptonit, e po ashtu impresionoi kundër Swansea Cityt në janar të vitit 2014.

Januzaj 18-vjeçar ishte shkëlqimi në skuadrën e David Moyesit që nuk po bindte. Por, kishte fjalë paralajmëruese, thuajse parashikuese, nga trajneri i atëhershëm i Swansea Cityt, Michael Laudrup pas përformancës shumë të mirë që Januzaj tregoi kundër skuadrës së tij.

“Shpresoj që ai është tip lojtari që e di se duhet të zhvillohet më tepër, e të mos mendoj se ka arritur nivelin më të lartë vetëm se ka luajtur dhjetë ndeshje në Premier League. Për fat të keq, lojtarëve që luajnë dhjetë apo 15 ndeshje në nivelin më të lartë, u thuhet se janë të mëdhenj dhe ata e besojnë këtë. Ata mendojnë se janë tashmë në top 3 të botës”, kishte thënë Laudrup.

Ardhja e Louis van Gaalit frenoi rritjen e shpejt të Januzajt. Trajneri holandez aplikoi një taktik tjetër, një ku nuk inkurajohej individualizimi. Dëmtoi tinejxherin, që kishte treguar kreativitet të shkëlqyer nën drejtimin e Moyesit.

Januzaj startoi në vetëm tetë ndeshje në stinorin 2014/15. Duhej një ndryshim në stinorin vijues dhe Van Gaal ndjeu se do të ishte më mirë për futbollistin po të huazohej diku. Mirëpo, Van Gaal mbeti i dëshpëruar kur Januzaj zgjodhi t’i bashkohej Borussia Dortmundit.

Van Gaal vlerësonte se Januzaj do ta kishte të vështirë të siguronte minutazhë të rregullt atje. Ai kishte të drejtë. Ylli i ri nuk startoi në asnjë ndeshje në Bundesligë dhe u kthye te Unitedi në janar, pasi trajneri Thomas Tuchel nuk llogariste në të.

“Unë besoj në talentin e Adnan Januzajt”, ka thënë Van Gaal pasi Januzaj u kthye te Unitedi. “Unë e kam thënë këtë më herët. Por, po ashtu e kam thënë se do të jetë shumë e vështirë të luajë te Dortmundi dhe, për fat të keq, pata të drejtë. Mendoj se, nëse ai nuk mund të luajë atje, është më mirë të stërvitet me ne dhe të shfaq talentin e tij në skuadrën e parë”.

Januzaj, të cilit i ishte dhënë fanella me numër 11 te Unitedi, pas pensionimit të Ryan Giggsit, bëri vetëm edhe tri ndeshje tjera atë stinor.

Në verën e vitit 2016, reprezentuesi i Belgjikës u huazua te Sunderlandi. Te ky klub u ribashkua me David Moyesin. Në teori ishte lëvizje e mençur.

“Unë i kam thënë Adnanit, duhet të ndalosh së fajësuari të gjithë tjerët për atë që shkoi keq. Këto huazime janë pak të rrezikshme. I kam thënë Adnanit të kujdeset për veten dhe të kuptojë se mbetet te ai që të ndryshoi; nuk mund gjithmonë të jetë faji i trajnerëve që ai nuk ka përparuar. Adnani duhet t’ia bëjë vetes pyetjet, nëse është përgatitur si duhet, nëse është në gjendjen më të mirë fizike, a ka ushtruar mjaftueshëm. E po ashtu edhe kur ka pasur rastin a e ka shfrytëzuar atë. Në shumicën e rasteve, përgjigja është jo”, kishte thënë Moyes.

Periudha e Januzajt te Sunderlandi ishte katastrofë. Klubi përfundoi në vendin e fundit në Premier League dhe Januzaj startoi, pjesërisht për shkak të lëndimit, vetëm 18 ndeshje në elitë.

Kështu, në moshën 22-vjeçare, Januzaj u largua nga Manchester Unitedi. Ai iu bashkua Real Sociedadit në verën e vitit 2017, duke firmosur kontratë pesëvjeçare. Që nga atëherë ka luajtur 81 ndeshje, por nuk e ka të garantuar pozitën e titullarit.

Shumica do të vlerësonin se dështimi i tij te Unitedi është shkaku i mungesës së përkushtimit; rrëfim klasik einjë futbollisti i ri të cilit i ofrohen shumë gjëra tepër herët dhe humbet motivin.

Por, Januzaj, gjithmonë ka insistuar se nuk është ashtu.

“Ka njerëz që nuk ia kanë fare idenë për futbollin”, kishte thënë ai për “The Independent”, pak kohë pas transferimit te Sociedadi. “Nuk shqetësohem. Unë vazhdoj të punoj fort. Mund të shkosh vetëm në njërin drejtim dhe kjo është që t’u mbyllet goja njerëzve që të kritikojnë. Kur e bënë këtë, ata do të duken të marrë. Unë do të ndjehem për mrekulli. Unë do të ndjehem shumë mirë, pasi ata njerëz kanë folur marrëzira për mua”.

Januzaj ende nuk ka heshtur dyshuesit e tij. Por, ai është vetëm 25-vjeçar dhe ka mjaft kohë para vetes. Dhe mbani në mend, ai është lojtari për të cilin tifozët e Unitedit thonin se mund të bëjë çdo gjë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

11 September, 2025
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

11 September, 2025
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

11 September, 2025
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result