Piloti i ri nga Monako, Laclerc deklaroi se çdoherë ka pasur marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë me kolegun e skuadrës Vettel
Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, deklaroi se dëshiron që kolegu i tij i skuadrës Sebastian Vettel të zgjasë kontratën dhe të vazhdojë të garat në Formula 1 me bolidin e kuq, raporton Anadolu Agency (AA).
Piloti i ri nga Monako, Laclerc deklaroi se çdoherë ka pasur marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë me kolegun e skuadrës Vettel, pavarësisht se ndonjëherë në pistë fitohet një përshtypje tjetër.
Kontrata e Vettel me Ferrarin skadon këtë vit, kurse Loclerc tha se do të ishte i lumtur nëse Vettel mbetet në ekip.
“Jam shumë i lumtur me Sebastianin në skuadër. Marrëdhëniet tona janë të mira, pavarësisht problemeve sikur ato në garën për Çmimin e Madh të Brazilit”, ka thënë Leclerc.
Gjatë garës së vitit të kaluar në Brazil, Leclerc dhe Vettel u përplasën në pistë dhe që të dy përfunduan garën.
Leclerc tha se do të respektojë çdo vendim të menaxhmentit të Ferrarit, pavarësisht se kush do të jenë kolegë të skuadrës.
“Do të bashkëpunojë dhe do t’i përshtatem kolegut të skuadrës, pavarësisht se kush mund të jetë ai, pasi që nga secili mund të mësoj diçka”, ka thënë Leclerc.