Maqedoni, 41 raste të reja me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 41 raste me COVID-19, duke e çuar numrin total në 1300.

29 pacientë tashmë rezultojnë se janë shëruar plotësisht pas dy testeve të njëpasnjëshme. Numri total i të shëruarve është 301.

41 rastet e ditës së fundit janë nga: Shkup (17), Kumanovë (11), Prilep (5), Tetovë (3) ndërsa nga një person janë në Gostivar, Kriva Pallankë, Kërçovë, Kavadarci dhe Negotinë.

Gjatë ditës së fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Share This Article