100 të riatdhesuar nga Londra denoncojnë kushtet e karantinimit në Durrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

DURRËS- Pavarësisht se paguajnë 7 mijë lekë të vjetra në ditë për ushqim, kushtet e karantinimit të shqiptarëve që kthehen nga jashtë përmes operacioneve të emergjencës nga qeveria shqiptare, lenë shumë për të dëshiruar.

Grupi i riatdhesuar dje nga Londra, ka denoncuar në Dosja.al kushtet ku ndodhen në një hotel në Durrës, (emër i njohur për redaksinë), se pavarësisht debateve dhe kundërshtimit për të hyrë në këto dhoma, ata janë akomoduar atje, ndërkohë që ministria e Shëndetësisë nuk iu ka dhënë asnjë përgjigje.

“Kemi që dje natën që kemi debatuar dhe nuk kemi pranuar të futemi në dhomat e hotelit pasi nuk plotësojnë dot as kushtet minimale të higjienës. Nuk po flasim për shërbimin e klientit pasi është ndoshta shumë, por kushtet minimale të higjienës në kushte normale. Ky është një problem që e ndajmë të gjithë papërjashtim. Hoteli nuk ka kapacitete infrastrukturore, njerëzore dhe sanitare për të na akomoduar në këtë situatë dhe përzgjedhja si hotel karantinë ishte totalisht e papranueshme. Kemi disa video nëse doni, ose mund të vini vetë dhe ta shqyrtoni situatën. Ne nuk dalim dot prej këtu dhe nga MSH nuk na përgjigjen,”-thonë ata për Dosja.al.

Share This Article