Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalikor Kliniko-Universitar të Kosovës, ka njoftuar presidenca.
Në njoftim theksohet se personali mjekësor ka bërë të ditur se operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional.
“Pas përfundimit të këtij intervenimi, presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e stafit profesional në Klinikën e Urologjisë dhe në tërë SHSKUK-në”, thuhet në njoftim.