Anulohet Evropiani i atletikës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kampionati Evropian i atletikës është anuluar të enjten. Këtë e bëri të ditur Federata Evropiane e Atletikës.

Evropiani është dashur të mbahet prej 25 deri më 30 gusht në Paris, por komiteti organizativ lokal dhe federata franceze kanë vendosur të anulojnë atë.

Vendimi është arsyetuar me gjendjen aktuale me koronavirus si dhe me rreziqet potenciale për shikuesit dhe të përfshirët e tjerë.

Ky është dashur të jetë edicioni i 25-të i Evropianit të atletikës.

Share This Article