Në 24 orët e fundit ka më shumë të shëruar, më pak të infektuar dhe një i vdekur. Nga 408 qytetarë të testuar, janë regjistruar 26 raste nga Kovid 19. Më së shumti në Shkup, 11, ma pas në Strugë 6, Tetovë 3, dy të sëmurë të ri në Kumanovë dhe nga një në Manastir, Gostivar, Vinicë dhe Demir Kapi.
Numri i përgjithshëm ka shkuar në 1326, ndërsa mbi 14 mijë qytetarë janë testuar për korona virus. Më shumë të sëmurë me Korona virus ka në Shkup, Kumanovë dhe Dibër.
Ministria e shëndetësisë njoftoi se në klinikën infektive në Shkup ka vdekur një pacient 80 vjeç nga Shkupi i cili në klinikë është shtruar nga e marta. Numri i personave të vdekur mbërriti në 57. Për 24 orë janë regjistruar edhe 36 raste të pacientëve të shëruar. Dy prej tyre janë shëruar në spital, ndërsa 34 në kushte shtëpiake.
Në Maqedoni deri tani ka 337 qytetarë që llogariten si të shëruar. Në klinikën infektive në Shkup ka tre pacientë të rinj ndërsa numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve për momentin është 61. Gjashtë pacientë janë në gjendje kritike dhe gjenden në ventilim mekanik, ndërsa edhe 19 tjerë janë në gjendje të rëndë dhe janë në mbështetje oksigjeni.
Në spitalin “8 shtatori” ka 11 pacientë të ri, ndërsa numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar është 38. Gjashtë prej tyre kanë pasqyrë më të vështirë klinike, ndërsa 7 janë në respirator.
Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 6 qytetarë ndërsa në kurim shtëpiak janë tre persona, ndërsa në atë rajon ndiqet gjendja edhe e 11 pacientëve. Në spitalin e Shtipit janë shtruar 3 pacientë, ndërsa në kurim shtëpiak janë 15 pacientë.