Me 1258 të vdekur të tjerë në 24 orë si pasojë e koronavirusit të ri, SHBA-ja regjistroi bilancin më të ulët të viktimave prej rreth tre javësh, sipas të dhënave të universitetit ”Johns Hopkins”.
Këta të vdekur e çojnë në 51017 numrin total të viktimave si pasojë e COVID-10 në SHBA, vendi më i prekur në botë, sipas bilanceve zyrtare.
Megjithatë, kjo rënie e njëanshme nuk tregon ndonjë prirje për momentin, dhe do të duhet të përsëritet në ditët në vijim për të konfirmuar një përmirësim të vërtetë të situatës në vend. E megjithatë, një bilanc i tillë ditor mbetet shumë më i lartë se sa ato të komunikuara nga vendet e tjera të botës.
Të enjten, SHBA-ja regjistroi një prej bilanceve më të rënda me më shumë se 3 170 të vdekur në një ditë.
SHBA-ja numëron gjithashtu numrin më të madh të rasteve të deklaruara me më shumë 890 000 raste të diagnostikuara që prej fillimit të pandemisë.
Rreth 96 000 persona janë deklaruar të shëruar./