Bota
Al Pacino: Filmat si mini-luftëra të ndryshojnë karakterin, regjisorët janë “gjeneralët” tanë
“Gjëja më e bukur që kam dëgjuar ndonjëherë është: Nuk dua që të më humbasësh. Dua që të më kujtosh!”. Kështu është shprehur Al Pacino, i pyetur se si do që të mbahet mend nga njerëzit. Sot ai mbush 80-vjeç, duke qenë një legjendë e gjallë për aktorët dhe dashamirësit e kinemasë. Në intervistën e dhënë për “Interview Magazine”, aktori flet për fillimet e karrierës, çelësin e suksesit, dhe alkiminë e veçantë që ka pasur me regjizorët e filmave të tij më të suksesshëm.
Cila është idea juaj mbi lumturinë?
Angazhim, përqëndrim, përfshirje. Ideja ime e lumturisë, është se ne nuk e dimë kur jemi apo
jo të lumtur. Dhe as që mendojmë për këtë gjë. Shekspiri shkroi tek Hamleti: “Gëzuar, pasi nuk jemi shumë të lumtur; ne nuk jemi në fakt butoni mbi kapelen e fatit”. E dashuroj këtë thënie.
Çfarë gabimesh toleroni më shumë?
Me kalimn e kohës, kam zbuluar se toleroj shumicën e gabimeve, pasi nëse dikush tjetër i ka bërë ato, me siguri që i kam bërë edhe unë në një moment.
Cili nga personazhet që keni luajtur, ju ka mësuar më shumë mbi veten?
Është e shumë e vështirë të jap një përgjigje të saktë, pasi janë shumë role. Gjërat që kalon në jetë të ndryshojnë, sidomos filmat, pasi ato janë si një mikrokozmos, si mini-luftëra, ku t’i përfshihesh i gjithi. Dhe regjizorët janë “gjeneralët” tanë.
E kam parë këtë gjë me shumë aktorë. Ata janë luftëtarë. Nëse mundesh, dhe je në gjendje, mund ta sfidosh veten dhe të përfitosh nga kjo. Nëse fokusohesh shumë tek të bërit karrierë, mund të humbësh ekuilibrin, dhe të humbësh edhe veten. Karriera është shuma e gjërave.
Kur isha një aktor i ri në të 20-at, dikush më foli për karrierën, dhe unë nuk e dija se çfarë do të thoshte ajo fjalë. Unë nuk e dija çfarë ishte karriera. Në Village, në teatro-kafenenë tonë ne jepnim 16 shfaqje në javë. Duhet që të mbushnim arkën. Kështu jetuam. Kështu do të mbijetonim… Ndoshta aso kohe po bëja gjëra të çmendura, por nuk po mendoja për ndonjë rrezik apo ndonjë gjë tjetër. Thjesht aktroja.
Po të mos ishe aktor, cilin profesion do të kishe provuar në jetë?
Thurës shportash (qesh). Një miku im thoshte dikur:”Unë do të nis të thurr shporta, në mënyrë që kur të më zbulojnë të tjerët, të jem i pari në këtë lojë”. Nuk e di. Mendoj se do bëja një punë që përfshinte edhe njerëz të tjerë si kuzhinierët, apo diçka e ngjashme.
Kam luajtur në një rol të tillë në filmin “Frankie & Johnny” në vitin 1991, dhe fillova të punoj
si kuzhinier për një farë kohe. Qëndrova në një vend për disa kohë, dhe kjo më pëlqeu. Në restorante ka një shoqëri të këndshme.
Si e keni arritur ekuilibrin midis disiplinës së bazuar tek skenari, dhe spontanitetit emocional?
Varet nga skenari, por duhet që të bësh shumë prova. Në fakt, gjëja më e çuditshme, është se sa më shumë që e provon, aq më spontan bëhesh. Është e kundërta e asaj që mendojnë njerëzit. Aktorët që nuk janë mësuar me këtë praktikë do të thonë:”Kur të vijë koha ime, unë dua të jem spontan”.
Dhe kjo është ajo që ndodh sot me shumë filma. Nuk ka më kohë për prova. Në provë, ti mund të bësh gjëra të ndryshme. Për shembull kur punoja me Sidnej Lamet, ai të jepte 3 javë kohë për të bërë prova vetjake me skenarin. Dikush ka thënë një here:Përsëritja më mban të bleruar!”. Ka një dallim midis tekstit që e lexon në një dhomë vetëm, dhe momentit kur e interpreton atë në sheshxhirimin e një filmi apo skenën e teatrit.
Ju keni punuar shumë herë me Sidnej Lamet, Frensis Ford Kopola dhe Brajan De Palma. Si arrinit t’u përshtateshit kineastëve, që kanë mënyra kaq të ndryshme të punës?
Kur isha më i ri, e kisha më të vështirë. Kisha debate, pasi regjizorët janë të ndryshëm. Por kur punon me secilin prej tyre, kjo të ndihmon pasi i njeh më mire, dhe e sheh se si punojnë. Ruga më e mirë për të mësuar, është të punosh konkretisht… Pasi nisa të bëja filmat e mi, mësova shumë mbi identifikimin e aktorit me regjisorin …Gjithçka është empati.
Nëse do të duhej të bëje një zgjedhje midis skenës dhe ekranit, cila do të ishte ajo dhe pse?
Unë e kam nisur karrierën në teatër, prandaj aty ndihem më komod. Por kam bërë kaq shumë filma, sa që edhe aty ndihem komod. Teatri është më i drejtpërdrejtë. Aty ka reagime të spektatorit, dhe zakonisht teksti është disi më i interpretueshëm për një aktor.
Arritjet tuaja janë shndërruar në një lloj steke, që aspirojnë ta mbërrijnë shumë aktorë të rinj. A ka ndonjë nivel performance që ti e kërkoje me ngulm kur u bëre aktor, dhe a e ke arritur atë?
Një gjë që kam bërë gjithmonë, dhe që është një instinkt natyral i imi, është të përpiqem të mos jem i ashpër me veten. Mundohem të mos kërkoj shumë nga vetja. Pasi kjo nuk më bën të ndihem mirë. Njeriu është gjithmonë në kërkim të arsyes madhore pse po bën atë që bën. Pra
unë jam duke e bërë këtë punë për t’u angazhuar në diçka, dhe çdo rol që luaj, jam duke
u përpjekur të bëj më të mirën. Nuk e lë asgjë pas dore. Dhe shumë herë, përpjekjet e mia nuk kanë dhënë frytet e duhura, dhe ky është një mister për mua.
Kur ishit i ri, kush ishte shefi në familjen tuaj?
Unë jam rritur në një familje me 3 gra dhe 1 gjysh. Nëna ime, motra e saj më e vogël dhe gjyshja ime. Dhe ato sundonin në familjen time. Ishte një periudhë shumë emocionuese në Bronksin e Jugut, nga ku vij unë. Ishim shumë të varfër, por unë kam qenë shumë me fat, pasi kur gjërat u përkeqësuan, unë u largova prej andej.
Jetova rrugëve dhe pata shumë aventura. Ishte një periudhë e vështirë. Por në shtëpi vendoste gjyshja ime. Pas saj vinte nëna ime. Ato ishin relativisht të reja në moshë. Nëna ime më lindi kur ishte shumë e re. Unë i detyrohem shumë asaj për atë periudhë në jetën time. U jam shumë borxhli atyre grave dhe gjyshit tim.
A e inkurajuan ata synimin tënd për t’u bërë aktor?
Jo, por më pranuan si aktor. Ata thoshnin gjithmonë:“Ai është një aktor”. Ajo që inkurajoi karrierën time ishte shkolla, mësuesit që më kujtohet se bisedonin gjithmonë me nënën time. Nuk do ta mësoj kurrë se çfarë i thane aaj për mua, por ato ishin fjalë inkurajuese. Megjithatë unë e braktisa shkollën e mesme për të punuar.
Ndaj edukimi im erdhi kryesisht nga teatri. Mentorët e mi ishin Çarli Lauton, Li Strasberg dhe natyrisht, Martin Bregman. Bregman ishte menaxheri im i parë. Ai më trajtoi si fëmijën e tij. Dhe në një rast më tha diçka që nuk ta thotë askush. Isha vetëm 25 vjeç, ai erdhi të më shihte në një shfaqje, dhe në fund të saj më tha shumë thjesht:”Unë do të të sponsorizoj!”. Nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë atë fjalë.
Kur nisët karrierën, kishit ndonjë ide mbi llojin e aktorit që dëshironit të bëheshit? Cilat ishin ëndrrat?
Unë thjesht e doja atë që mësoja, letërsinë, gjithçka ndaj së cilës isha ekspozuar në Nju Jork. Isha një lexues i thekur. Natyrisht pengesë ishte varfëria, por kur je i ri kalon çdo gjë. Mund ta përballosh më lehtë. Me një copë picë, mund të shkosh shumë larg. Kushton vetëm 1.2 dollarë, dhe po aq edhe një biftek. Por në atë moshë mund të jetosh me çdo gjë. Nuk ka rëndësi. Dhe ti mund të shfrytëzosh çdo kalori të asaj pice. / Marrë me shkurtime nga Interview Magazine – Bota.al
Bota
Zelensky mohon sulmin me dron ndaj rezidencës së Putinit
Presidenti Volodymyr Zelensky ka mohuar akuzat e Rusisë se Ukraina ka kryer një sulm me dron ndaj njërës prej rezidencave të presidentit Vladimir Putin dhe ka akuzuar Moskën se po përpiqet të prishë bisedimet e paqes.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pretendoi se Kievi kishte nisur një sulm gjatë natës duke përdorur 91 mjete ajrore pa pilot me rreze të gjatë veprimi (UAV) në rezidencën shtetërore të Putinit në rajonin veriperëndimor të Novgorodit të Rusisë.
Rusia tha se tani do të rishikojë qëndrimin e saj në negociatat e paqes. Ende nuk është e qartë se ku ndodhej Putini në kohën e sulmit të supozuar.
Zelensky e hodhi poshtë pretendimin si “gënjeshtra tipike ruse”, që synonin t’i jepnin Kremlinit një justifikim për të vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.
Ai tha se Rusia më parë kishte shënjestruar ndërtesat qeveritare në Kiev.
“Është thelbësore që bota të mos heshtë tani. Nuk mund ta lejojmë Rusinë të minojë punën për arritjen e një paqeje të qëndrueshme” tha Zelensky në X.
Në një deklaratë të ndarë në Telegram të hënën, Lavrov tha se të 91 dronët që ai pretendoi se u nisën në rezidencën e Putinit u interceptuan dhe u shkatërruan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.
Ai shtoi se nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale si pasojë e sulmit.
“Duke pasur parasysh degjenerimin përfundimtar të regjimit kriminal të Kievit, i cili ka kaluar në një politikë terrorizmi shtetëror, pozicioni negociues i Rusisë do të rishikohet”, tha ai, teksa shtoi se Rusia nuk kishte ndërmend të dilte nga procesi i negociatave me SHBA-në
Pretendimi nga Moska vjen pas bisedimeve midis SHBA-së dhe Ukrainës në Florida të dielën, ku presidentët Trump dhe Zelensky diskutuan një plan të rishikuar paqeje për t’i dhënë fund luftës.
Bota
Trump kërcënon Iranin: Do të na duhet t’i shkatërrojmë nëse rindërtojnë programin e raketave
Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi të hënën se do të mbështesë një sulm tjetër kundër Iranit nëse ky i fundit përpiqet të rindërtojë programin e tij të raketave balistike.
“Kam dëgjuar se Irani po përpiqet të ndërtojë përsëri fuqinë e tij dhe, nëse po, do të na duhet t’i rrëzojmë”, tha Trump përpara se të takohej me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
“Do t’i rrëzojmë. Do t’i shkatërrojmë plotësisht”, theksoi ai.
Trump shtoi se do të mbështeste një sulm ndaj Iranit menjëherë nëse ky i fundit përpiqet të rindërtojë aftësinë e tij bërthamore, duke e këshilluar vendin që në vend të kësaj të kërkojë një marrëveshje me SHBA-në.
“Kjo është më e zgjuar. Ata mund të kishin bërë një marrëveshje herën e fundit përpara se ne të kalonim, e dini, një sulm të madh ndaj tyre”, theksoi ai.
SHBA-të më herët këtë vit bombarduan tre objekte bërthamore në Iran, në një sulm që Trump e ka cilësuar që atëherë si një sukses të madh ushtarak. Netanyahu në javët e fundit ka paralajmëruar se Irani po zgjeron përsëri programin e tij të raketave balistike.
Bota
U sulmua nga një peshkaqen, gjendet trupi i pajetë i atletes amerikane
Një atlete 55-vjeçare e disiplinës triatlon, ka humbur jetë në një sulm të tmerrshëm nga një peshkaqen në brigjet e Kalifornisë.
Siç raporton New York Post, Erica Fox ishte zhdukur që nga java e kaluar kur, sipas dëshmitarëve, ajo u pa duke notuar në brigjet e Pacific Grove, në Monterey Bay, kur një peshkaqen e sulmoi.
Që atëherë, atletja ishte shpallur e zhdukur nga autoritetet lokale pasi trupi i saj nuk ishte gjetur.
Në fakt, dëshmitarët okularë raportuan se kishin parë një peshkaqen me një trup njeriu në gojë të dilte nga uji dhe pastaj të fundosej përsëri.
Sot, frika e të gjithëve u konfirmua pasi, pas disa ditësh kërkimesh, mbetjet e gruas 55-vjeçare u gjetën në breg, pranë vendit ku ajo u sulmua për vdekje. Konkretisht, trupi u gjet në plazhin Davenport në Santa Cruz, rreth 15 kilometra nga vendi i ngjarjes.
Trupi i Fox u identifikua nga babai i saj. Edhe pse Zyra e Sherifit lokal tha se ende nuk e ka identifikuar zyrtarisht trupin, afërsia e dy vendeve sugjeron se është i atletes.
Megjithatë, për shkak të natyrës së zhdukjes së Fox, Zyrat e Sherifit të Qarkut Santa Cruz dhe Monterey, së bashku me Departamentin e Policisë së Pacific Grove, po hetojnë ende rastin.
Fox po stërvitej me të tjerë, duke notuar në grupe në vend si pjesë e stërvitjes së tyre të përditshme. Midis shokëve të saj të ekipit ishte edhe bashkëshorti i saj prej 30 vitesh, Jean-François Vanreuzel.
Tragjedia ndodhi më 23 dhjetor, kur grupi u njoftua nga një pronar varke që po kalonte se një peshkaqen ishte parë rreth 100 metra larg, dhe autoritetet ngritën alarmin dhe mbyllën plazhin.
Ekipi më pas u drejtua për në breg dhe zbuluan se Fox nuk ishte e pranishme.
“Thjesht u ndjeva e mpirë. Shpresoja që ndoshta ajo doli nga uji dhe pastaj vendosi të kthehej në këmbë”, tha shoqja e ekipit Sharon Carey.
Autoritetet u njoftuan menjëherë dhe një operacion kërkimi nisi menjëherë pas kësaj për të gjetur Fox.
Pas rreth 15 orësh kërkimi në ujë me anije, helikopterë dhe zhytës, operacioni u ndërpre. Zyra e Sherifit të Monterey-t dhe një ekip vullnetarësh vazhduan kërkimin, i cili përfundoi më herët në mënyrën më tragjike.
Megjithatë, Zyra e Sherifit të Qarkut Monterey, së bashku me ekipet e pavarura të kërkimit Bedrock Ocean Exploration dhe Angel’s Recovery Dive Team, vazhduan kërkimin edhe pas përfundimit zyrtar.
Fox ka garuar në dy gara Ironman dhe në evente të ndryshme të tjera për 20 vjet. Miqtë dhe familja e përshkruan atë si një “person jashtëzakonisht të lumtur, të gjallë, qesharak dhe të sjellshëm” e cila ishte e njohur mirë me rreziqet e oqeanit të hapur. Kohët e fundit ajo kishte marrë pjesë në një Seminar për Peshkaqenin e Madh të Bardhë për të mësuar më shumë rreth grabitqarit kryesor të oqeanit.
Në vitin 2013, ajo ndau një foto në Facebook të një peshkaqeni që notonte përkrah një zhytësi. “Kjo është kafsha më e rrezikshme në planet dhe një peshkaqen po noton qetësisht pranë saj”, shkruante ajo në postim.
-
UK1 day agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania1 day agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania3 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports1 day agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania1 day agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania2 days agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania7 hours agoEmigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban
