Bota
Çërnobili: Misteri i zhytësve. Të vërtetat e zbuluara nga seriali dhe një libër
Tre zhytësit që shmangën shpërthimet e reja në aksidentin tragjik bërthamor të vitit 1986 ishte njoftuar se kishin vdekur. Ata janë në të vërtetë të gjallë. Kush gënjeu? Dhe pse? Seriali televiziv dhe një libër investigues po nxjerrin të vërteta të pakëndshme …
Ekziston një fakt në historinë botërore të kohëve të fundit, që ka hyrë në imagjinatën e të gjithëve, si fatkeqësia më e madhe bërthamore që ka ndodhur ndonjëherë. Më 26 Prill 1986, rreth orës një të mëngjesit, gjatë një testi sigurie, inxhinieri Aleksandr Akimov shtypi ndërprerësin për ndalimit e emergjencës të reaktorit të katërt të termocentralit bërthamor të Çërnobili në ish Bashkimin Sovjetik, sot Ukrainë. Një shpërthim shumë i fortë ndodhi, reaktori shpërtheu në flakë. Një re radioaktive u ngrit në mënyrë kërcënuese, kontaminoi të gjithë zonën, e cila u desh të evakuohej. Një erë e ftohtë e shtyu rrezatimin mbi qiellin e gjysmës së Evropës. Do të kishte 66 vdekje të konfirmuara, por vlerësimi është ende i pasigurt deri më tani. Mbi 4,000 njerëz, sipas një raporti të OKB, do të sëmureshin nga kanceri.
Pastaj është një i ri skocez kurioz, që në kohën e dramës nuk kishte lindur. Ai do të donte të kuptonte më shumë për atë aksident. Shkaqet që çuan në shpërthim. Çfarë ndodhi me të vërtetë? Si funksionon energjia bërthamore? Çfarë ndjenin njerëzit që ishin atje? Ai pyet, lexon, por të gjitha tregimet i duken kontradiktore: qeveria e BRSS ka mbajtur shumë gjëra në heshtje. Së pari u fol për gabime njerëzore, pastaj për papërshtatshmëri të strukturës. Djali do të dëshironte ta shihte me sytë e tij “atë qytet të vërtetë, por të pabanuar, ai vend i njohur dhe në të njëjtën kohë i braktisur”. Në vitin 2011, vetëm 24 vjeç, ai gjen në internet një tur në Pripyat, qyteti më i afërt me stacionin bërthamor. Për të marrë pjesë ai shet kitarën e tij elektrike. Merr një tren natën nga Aberdeen në Londër, pastaj një aeroplan drejt Borispolit, afër Kievit. Dhe më tej, shumë trena dhe autobusë që përshkojnë peizazhin sovjetik fantazmë. Udhëtimi është fillimi i një hetimi që do i ndryshojë jetën.
Ky kryqëzim mund të jetë skenari i një serie televizive (krahasim jo i rastësishëm). Por në fakt është realitet. Andreë Leatherbarroë, me profesion ekspert grafike, sot 32 vjeç, është autori i Chernobyl 01:23:40, një raport i detajuar mbi atë që ndodhi në termocentralin bërthamor. Një raport i plotë, i cili kërkoi pesë vjet punë dhe që ndriçon qoshe të reja të asaj nate të tmerrshme. Vëllimi është bërë një pikë referimi për skenarin e serisë televizive Chernobyl të krijuar nga Craig Mazin dhe transmetuar nga HBO, një sukses ndërkombëtar me audiencë dhe kritikë të pabesueshme. Leatherbarroë tregon historinë e esesë nga zyra e tij në Londër. Ai ende punon si një ekspert grafike për një shtëpi botuese, por shkrimi merr pjesën më të madhe të kohës së tij të lirë.
Pse vendosët të studioni dhe të shkruani për Çërnobilin?
Që nga fëmijëria kam pasur një magjepsje për atë qytet të braktisur. Imazhi i oxhakut që nxirrte tym ishte skalitur në mendjen time. Pastaj, në 2011, u trondita, si gjithë të tjerët, nga shpërthimi i termocentralit të Fukushimës në Japoni. Kam lexuar gazetat, portalet, kam ndjekur lajmet në TV, kam pasur ndjesinë se vërtet nuk ka qartësi se çfarë po ndodhte: reflektimet e ekspertëve binin ndesh mes tyre. Ambientalistët imponuan një version, energjia bërthamore mbron një tjetër. Pastaj u ktheva për të studiuar faktet e Çërnobilit. Ende nuk kam gjetur përgjigje të kënaqshme, veçanërisht për funksionimin e energjisë bërthamore. Kishte shumë versione divergjente. Disa muaj pas aksidentit në Japoni, u nisa për një turne në zonën e Pripyatit, zona e kontaminuar, ku, nga viti 1986, është e ndaluar të jetohet dhe të praktikohen aktivitete civile dhe tregtare. Ai udhëtim pati një ndikim të fortë mbi mua dhe vazhdova të studioja aksidentin. Mblodha aq shumë materiale sa që, në një moment të caktuar, isha i bindur që duhej të flisja unë vetë.
Si e organizuat studimin?
Të jem i sinqertë, puna ime ishte shumë e çrregullt dhe e paorganizuar në fillim. Siç e thashë, nuk mendoja se do ta gjeja veten një ditë, duke shkruar për Çërnobilin. Gjatë udhëtimit për në Pripyat bëra shumë fotografi (botuar sot në vëllim) dhe mbajta disa shënime. Kur vendosa të botoj librin, integrova të gjithë materialin e mundshëm dhe të imagjinueshëm dhe e krahasova me burime të besueshme dhe të verifikuara. Më ndihmuan shumë inxhinierë bërthamorë, historianë, profesorë të universitetit.
Investigimi juaj zbuloi detaje të incidentit që nuk janë thënë kurrë deri më tani. Në veçanti, ai ofron një version të ri të historisë së të ashtuquajturve “Zhytësit e Çërnobilit”.
Po, një nga legjendat më të mëdha që lidhen me katastrofën. Më 6 maj 1986 Alexei Ananenko, Valeriy Bezpalov dhe Boris Baranov u zhytën nën çisternat e sigurisë, tani të mbushura me ujë radioaktiv, dhe hapën valvulat që favorizuan rrjedhjen e lëngjeve të kontaminuara, duke arritur të parandalojnë një shpërthim tjetër. Në çdo artikull, libër apo dokumentar thuhet se të tre vullnetarët vdiqën menjëherë pasi bënë gjestin fisnik. Asnjëherë nuk kam gjetur ndonjë konfirmim për këtë, në asnjë prej teksteve të analizuara. Kjo është arsyeja pse vazhdoja të kërkoja. Ndesha në një njoftim për vdekje nga ataku në zemër të Boris Baranov, i datës 2005. Atëherë zbulova se dy të tjerët ishin ende gjallë. Në Mars 2016 arrita të kontaktoj Alexei Ananenkon. Ai nuk ndjehej shumë i shqetësuar nga fakti që, prej 30 vjetësh besohej që ishte i vdekur. Vendosa të tregoja historinë e tyre të vërtetë: ishte shumë e rëndësishme. Pas publikimit të serialit televiziv, Ananenko dha disa intervista. Ai thotë se nuk është hero. Në vitin 2018, të tre morën një medalje trimërie për guximin e tyre.
Libri juaj ishte një nga referencat për skenarin e serialit të HBO, Çërnobil. Autori Craig Mazin e quajti atë “thelbësor: një ndërthurje magjepsëse e raporteve të udhëtimit, tregimeve historike dhe dokumenteve shkencore”. A është e vërtetë që, fillimisht, ju nuk kishit arritur ta botonit atë as edhe me financime të mbledhura në Internet?
Po, e konfirmoj. Në vitin 2015 fillova një fushatë në platformën Kickstarter, por përpjekja dështoi dhe unë e braktisa projektin. Pastaj ngarkova një galeri me fotografi të Pripyatit me në faqen e internetit të Reddit dhe u pritën në mënyrë befasuese. Vendosa të botoja vetë një version të parë të librit përmes një faqeje në internet dhe në 48 orë kam shitur mbi 700 kopje. Kuptova që tema ishte me interes dhe i hyra punës. Një vit më vonë, në vitin 2016, unë botova vetë draftin përfundimtar. Një redaktor i ri dhe ekspertë të ndryshëm më ofruan konsultime falas.
Libri tjetër që frymëzoi serinë televizive është “Lutje për Çërnobilin”, nga shkrimtarja bjelloruse Nobel Svetlana Aleksieviç. E keni lexuar?
Sigurisht, është një tekst i mrekullueshëm, themelor për këdo që është i interesuar për këtë histori. Ishte një burim frymëzimi për mua: ai tregon aksidentin përmes rrëfimeve të njerëzve të thjeshtë, të harruar në rindërtimet e tjera që i janë bërë ngjarjes.
Sot kthehemi të flasim për shumë ngjarje historike apo aktuale falë serive televizive. A mendoni se është një narrativë që, në një farë mënyre, po zëvendëson kategorinë non-fiction apo gazetarinë?
Jo. Filmat, dhe sot edhe më shumë seritë televizive, kanë meritën që të rindezin vëmendjen ndaj ngjarjeve të harruara apo që akoma duhet të hetohen, por ato kurrë nuk do të mbivendosin analizën e shkruar. Serialet dhe filmat japin ide, por për të njohur me të vërtetë historinë, faktet, duhet lexuar, thelluar.
A ka ndryshuar mendimi juaj për Çërnobilin pas investigimit?
Unë kurrë nuk kam pasur një të tillë. Kam thelluar studimin pa ndonjë paragjykim. Thjesht doja të dija më shumë. Por unë kam një ide të qartë për energjinë bërthamore.
Që është?
Ka shumë pak njohuri mbi këtë temë. Ndoshta ka mungesë informacioni të saktë dhe jo shumë sensacionalist. Thjesht thuaj fjalën “rrezatim” për të shkaktuar terror. Personalisht, unë jam në favor të përdorimit të energjisë bërthamore në vendet e zhvilluara. Me kusht që të merren masa të rrepta për shëndetin, sigurinë dhe mjedisin.
Dëshironi të shkruani një libër të ri?
Unë tashmë po e bëj! Për disa vite kam punuar në një ese mbi historinë e industrisë bërthamore në Japoni dhe katastrofën e Fukushimës, duhet ta përfundoj atë në vitin 2020. Gjithashtu këtë herë do të dëshiroja të jem në gjendje të shkruaj një tekst të detajuar, por të qartë dhe të arritshëm për të gjithë. / Sette – Bota.al
Bota
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë
Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim urgjent pasi mijëra pasagjerë mund të jenë ekspozuar ndaj fruthit, sëmundjes më ngjitëse në botë, në aeroportin ndërkombëtar Neëark Liberty në New Jersey.
Sipas Departamentit të Shëndetësisë të New Jersey-t (NJDOH), një person i infektuar, jo rezident i këtij shteti, ka udhëtuar nëpër terminalet B dhe C më 19 dhjetor, mes orës 07:00 dhe 19:00, gjatë kulmit të udhëtimeve festive.

Zyrtarët paralajmërojnë se vendndodhja e saktë e personit nuk dihet, ndërsa po kryhet gjurmimi i kontakteve. Personat e ekspozuar mund të shfaqin simptoma deri më 2 janar 2026. Fruthi shfaqet me temperaturë të lartë, kollë, rrjedhje hundësh, sy të skuqur dhe skuqje të lëkurës, ndërsa mund të shkaktojë ndërlikime të rënda, si pneumonia dhe encefaliti.
Sipas CDC-së, në SHBA janë regjistruar mbi 2000 raste fruthi gjatë vitit 2025 dhe tre viktima, duke e bërë këtë shpërthimin më të madh që nga viti 1992.
Ekspertët fajësojnë rënien e normave të vaksinimit, duke theksuar se vaksina MMR mbetet mjeti më efektiv për parandalimin e sëmundjes. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe të kontaktojnë mjekun para çdo vizite shëndetësore në rast dyshimi për ekspozim.
Bota
20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka prezantuar një plan me 20 pika për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, të cilin e ka cilësuar si “përpjekjen më të mirë” për arritjen e paqes. Drafti, i diskutuar së fundmi me përfaqësues të SHBA-ve dhe i paraqitur edhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, konsiderohet rreth 90% i përfunduar, por mbetet ende i hapur për disa çështje kyçe.
Plani përfshin një sërë masash që synojnë stabilizimin e situatës në Ukrainë dhe parandalimin e një përshkallëzimi të ri të konfliktit.
Çfarë parashikon plani?
Mes pikave kryesore janë ngrirja e vijës së frontit, krijimi i një ushtrie të fuqishme ukrainase prej rreth 800 mijë trupash, e mbështetur financiarisht nga partnerët perëndimorë, si dhe vendosja e garancive të forta të sigurisë, të ngjashme me nenin 5 të NATO-s.
Gjithashtu, parashikohet anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Europian, me kërkesën që të përcaktohet një afat i qartë për këtë proces. Kievi kërkon që kjo të jetë një garanci politike dhe strategjike për të ardhmen e vendit.
Siguria dhe garancitë ndërkombëtare
Plani përfshin një marrëveshje dypalëshe sigurie me Shtetet e Bashkuara dhe mbështetje ushtarake nga vendet evropiane, përfshirë mbrojtjen ajrore, tokësore dhe detare. Gjithashtu, parashikohet krijimi i një mekanizmi monitorimi për të shmangur rifillimin e luftimeve dhe për të garantuar respektimin e marrëveshjes.
Një tjetër element i rëndësishëm është lirimi i të gjithë robërve të luftës dhe civilëve të ndaluar, si dhe organizimi i zgjedhjeve pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje.
Donbasi, nyja më e ndërlikuar
Rajoni i Donetskut mbetet pika më e vështirë e negociatave. Kievi refuzon çdo skenar që parashikon dorëzimin e territoreve të pushtuara dhe propozon krijimin e një zone të çmilitarizuar, ku të dyja palët të tërhiqen dhe siguria të garantohet nga forca ndërkombëtare.
Çështja e Zaporizhzhias
Një tjetër pikë e ndjeshme është centrali bërthamor i Zaporizhzhias, aktualisht nën kontroll rus. Zelensky propozon që ai të funksionojë si një “joint venture” mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, me administrim të përbashkët dhe mbikëqyrje ndërkombëtare. Sipas tij, kjo do të garantonte sigurinë energjetike dhe do të shmangte rreziqet e një aksidenti bërthamor.
Qëndrimi i Moskës
Nga ana tjetër, Moska ka reaguar me tone të ashpra. Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Perëndimi po përpiqet ta detyrojë Ukrainën të pranojë kushte të pafavorshme, ndërsa ka paralajmëruar se Rusia do të vazhdojë operacionet ushtarake nëse nuk arrihet një marrëveshje “e pranueshme”.
Putin ka theksuar se kontrolli i plotë i rajonit të Donetskut mbetet një nga objektivat strategjikë të Rusisë, duke e konsideruar atë një zonë kyçe për sigurinë dhe interesat e saj.
Bota
Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare
Kremlini tha se pajtohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë në fazën përfundimtare.
I pyetur nga gazetarët nëse Moska ndan vlerësimin e Trump pas bisedimeve me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u përgjigj: “Sigurisht”.
Peskov refuzoi të komentojë mbi idenë e një zone të lirë ekonomike në Donbas ose mbi të ardhmen e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, i cili kontrollohet nga Rusia, duke thënë se Kremlini e konsideronte të papërshtatshme.
“Për momentin, nuk e konsiderojmë të nevojshme të japim detaje”, tha ai.
Sipas tij Ukraina duhet të tërheqë trupat e saj nga pjesa e Donbasit që ende e kontrollon nëse dëshiron paqe dhe se nëse Kievi nuk arrin një marrëveshje, atëherë do të humbasë edhe më shumë territor.
Putin dhe Trump folën të dielën përpara takimit të Trump në Miami me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se një tjetër telefonatë ishte planifikuar shumë shpejt.
-
Albania9 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK8 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports8 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania9 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania1 day agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania1 day agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
