Mesfushori i Montpellierit, Junior Samba është vendosur në komë artificiale pasi është testuar pozitivisht për koronavirus, është bërë e ditur të shtunën.
23-vjeçari është futbollisti i parë i Ligue 1 të Francës që është konfirmuar të jetë prekur nga virusi.
Agjenti i lojtarit ka treguar se simptomat ishin aq serioze sa që pas ndërrimit të spitalit dhe mbajtjes në kujdes intensiv, mjekët kanë vendosur që Samban ta vendosin në komë artificiale.
Frederic Guerra ka thënë për Le Parisien “Gjendja e tij ishte stabile të premten. Nuk është përkeqësuar apo përmirësuar. Është vështirë. Ai vërtetë ka respektuar izolimin. Ka bërë çdo gjë mirë. Mund të jetë infektuar derisa ka kryer pazaret. Ai të martën ka shkuar në spital. Testi i parë për Covid – 19 i doli negativ. Është dashur të largohet të mërkurën, por gjendja iu keqësua. U bë më e komplikuar ndërkohë. Ai ka ndërruar spitalin dy herë para se të vendosej në komë artificiale”.