Premier League pritet të vazhdojë më 8 qershor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Premier League e Anglisë synon të vazhdojë edicionin më 8 qershor, pa praninë e shikuesve në stadiume. Sipas The Times, edicioni në kampionatin anglez mund të përfundojë më 27 korrik.

Sipas kësaj gazete, drejtuesit e futbollit së bashku me organet tjera të sportit kanë zhvilluar biseda me qeverinë britanike për atë se kur mund të vazhdohet gara.

Në Premier League duhet të zhvillohen edhe 92 ndeshje. Edicioni është pezulluar më 13 mars, ndërsa Liverpooli është fare pranë titullit të kampionit.

Ndeshjet do të luhen pa praninë e shikuesve, me maksimalisht 400 persona në stadium, duke përfshirë mediat. Parashikohen testime të rregullta për koronavirus e po ashtu shtim të hapësirave të zhveshjes, me synim për të mbajtur distancën.

Një ide tjetër është që më 22 gusht të fillojë edicioni i ardhshëm.

Share This Article