500 të shëruar nga Covid-19, 126 brenda 24 orëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë ka informuar për 126 pacientë që janë shëruar plotësisht nga Covid-19 duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të shëruarave në plot 500 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e kaluara janë bërë 335 teste dhe 19 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe atë në: Shkup-3, Kumanovë-8, Prilep-2, Strugë-2, Veles-2, Gostivar-1, Vinicë-1 .

Dy persona kanë ndërruar jetën në spitalin “8 Shtatori”, një pacient 49-vjeçar nga Likova i shtruar më 3 prill me vështirësi në frymëmarrje që gjatë gjithë kohës ka qenë në respirator, dhe një pacient tjetër 73-vjeçar nga Shkupi i shtruar më 19 prill në gjendje të rëndë.

Drejtori i shëndetit publik, Shaban Memeti tha se në institucionin që ai drejton deri në këto momente janë realizuar mbi 10 mijë teste. Në nivel shteti, sipas Memetit, janë kryer rreth 15 mijë të tilla. Gjithashtu, Memeti apeloi për respektim të masave mbrojtëse pas lehtësimit të masave që pritet të hyjnë në fuqi.

Share This Article