Para dy vjetëve, xhudistja Nora Gjakova arriti suksesin e saj më të madh në karrierë. Ajo në Tel Aviv të izraelit fitoi medaljen e artë të Evropës.
Nora Gjakova deri te medalja e artë arriti duke triumfuar në pesë luftëra. Në luftën e parë mposhti xhudisten nga Azerbajxhanit, Ichinkhorloo Munkhtsedev, në të dytën britaniken Acelya Toprak, në çerekfinale ngadhënjeu ndaj portugezes Telma Monteiro, ndërsa në gjysmëfinale mposhti rusen Anastasiia Konkina.
Në finale Nora Gjakova pati përballë gjermanen Theresa Stoll, të cilën e mposhti me ippon.
Gjakova 27-vjeçare gjatë karrierës ka fituar edhe një medalje të argjendtë të Evropës e tri të bronzta.
Në Evropianin në Tel Aviv medaljen e argjendtë e kishte fituar Distria Krasniqi, në kategorinë deri 52 kilogramë.