SHBA në javët e ardhshme duhet të paktën të dyfishojnë testet për COVID-19 përpara se të rihapin ekonominë, deklaroi virologu Anthony Fauci, zëri më autoritar i forcës ndaj antivirusit në Shtëpinë e Bardhë.
Specialisti i sëmundjes infektive, duke folur në mbledhjen vjetore të Akademisë Kombëtare të Shkencave, sqaroi se për momentin bëhen 1.5-2 milion teste në javë por që nuk janë të mjaftueshme.
“Eshtë e nevojshme të izolohen personat e infektuar në mënyrë që ata të mos infektojnë të tjerët dhe të raportojnë situata nën kontroll, përndryshe ne kurrë nuk do të kthehemi në normalitet”, shtoi ai.
”Rihapjet, e pastudiuara mirë me siguri do të çojë në një rikthim të infeksioneve”, theksoi Fauci.