Ish-trajneri i Anderlechtit, Besnik Hasi në një intervistë për emisionin sportiv të KTV-së “Sporti Total” ka thënë se ka pasur shumë oferta më të mira para se ta pranonte ofertën e Legian e Varshavës.
“Kam pasur ofertë nga Nantes, Trabzonspor, ku edhe pritej vetëm nënshkrimi, ka qenë Nottingam Forest, Fiorentina. Por, edhe në Gjermani nuk ka qenë edhe aq konkret, por interesimi ka ekzistuar nga Eintracht Frankfurt”, ka thënë trajneri i klubit arab, Al-Read, skuadër me të cilën ka kontratë deri në fund të muajit të ardhshëm.