Pas përfundimit të protestës së sotme të opozitës shqiptare në Tiranë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka shkruar në Facebook se e gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci.
Basha ka publikuar dhjetëra foto dhe ka theksuar se nuk ka stabilitet pa demokraci.
Postimi i Bashës në Facebook:
Nuk ka
stabilitet pa demokraci!
E gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të
bashkuar për liri dhe demokraci, për vlera europiane dhe për ti dhënë fund
pandëshkueshmërisë së Edi Ramës.
Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar!
Fund qeverisë së hajdutëve, fund qeverisë së kriminelëve!
Rroftë Shqipëria!