Britania shënon rritje shqetësuese të numrit të viktimave të Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë 24 orëve të kaluara, Britania e Madhe i ka shënuar 633 të vdekur nga koronavirusi. Kjo shifër është shumë më e lartë se ajo që u shënua një ditë më parë.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar shkoi në 21,731.

Megjithatë, numri i vërtetë i viktimave thuhet se mund të jetë 55 për qind më i lartë se shifra zyrtare, për shkak se në të dhënat e Departamentit të Shëndetësisë nuk po përfshihen personat që vdesin jashtë spitaleve.

Në Angli të martën u shënuan 546 të vdekur, në Skoci 70 dhe në Uells 17 viktima të reja. Ndërkohë Irlanda Veriore nuk i ka raportuar ende shifrat për ditën e sotme, shkruan “Metro UK”.

Britania është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Evropë, bashkë me Italinë, Spanjën, Francën dhe Gjermaninë.

Të hënën, kryeministri i këtij vendi, Boris Johnson, tha se ende është herët që të largohen masat e izolimit për shkak të rrezikut të rritjes së numrit të të infektuarve

Share This Article