Përmbledhje – Koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock thotë se testimi do të zgjerohet për të gjithë banorët dhe stafin e shtëpive të kujdesit.

Që nga e mërkura do të publikohen shifrat ditore të vdekjeve në shtëpitë e përkujdesjes.

Shifrat tregojnë se një e treta e të gjitha vdekjeve nga virusi në Angli dhe Uells tani po ndodhin në shtëpitë e kujdesit.

Numri i vdekjeve në spitalet në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani është 21.678, një rritje prej 586 vdekje se një ditë më pare.

Kryeministri i Francës Edouard Philippe tha se gjatë bllokimit shpëtuan 62,000 jetë. Ai i tha Asamblesë Franceze që dyqanet do të hapeshin më 11 maj, por jo baret dhe restorantet.

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA duke marrë në konsideratë këshillat mjekësore braktis planet për t’u rikthyer në Uashington javën e ardhshme.

Sipas Universitetit Johns Hopkins rastet globale të virusit kalojnë 3 milion, me më shumë se 200,000 vdekje.

Share This Article