Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar sot se Ministria e Shëndetësisë është duke u marrë me politikë në emër të koronavirusit.
Mustafa ka shkruar në Facebook se paralajmërimi i MSH’së për kreun e AKR-së Behgjet Pacollin është vendim politik.
“Ministria s’mund të marrë vendime të tilla pa e parë dokumentacionin e z. Pacolli për gjendjen e tij shëndetësore, të cilin vlerësim nuk e bëjnë zyrtarët e ministrisë por ekipet e mjekëve.
Ministria e ka vështirë të dëshmojë se nuk ka lejuar raste e raste të shkojnë në shtëpitë e tyre, pas dëshmive që kanë prezantuar për gjendjen e tyre shëndetësore Prandaj nuk ka nevojë ta maltretojnë një deputet dhe një biznesmen të njohur”, ka shkruar Mustafa.
Sipas kreut të LDK’së, sjellja e tillë e kësaj qeverie është argumenti më i mirë që e ka arsyetuar rrëzimin e saj.
“Sjellja e tillë e kësaj qeverie është argumenti më i mirë që ajo e arsyetoi rrëzimin e saj.
Mos e maltretoni z. Pacolli, mos u thirrni në parimet që nuk i keni zbatuar ju që e keni shkelur Kushtetutën, sepse votat i kemi”, ka deklaruar ai.