Infektologu Murat Mehmeti, ka folur lidhur për rezultatet e mbrëmshme të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Mehmeti ka thënë për Klan Kosova se nuk duhet të qëndrojmë komod.
“Është e vërtetë që në krahasuar me ditët e tjera në Klinikën tonë ne i kemi liruar 10 pacientë, kurse i kemi pranuar dy pacientë. Ky është një lajm i mirë, por ne duhet të zbatojmë masat e rekomanduar nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë”, tha ai.
Ai foli edhe për gjendjen e pacientëve të pranuar sot në Klinikën Infektive.
“Kemi pasur një pacient që ka qenë duke pritur rezultatet dhe po ashtu është në dializë.Tani e kemi konfirmuar që është pozitiv me Covid. Gjithashtu kemi të bëjmë edhe më një pacientë tjetër që është në dializë. Gjendja e tyre është stabile”.