“Ford” miliarda dollarë humbje si pasojë e krizës nga COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ford theksoi se priste të regjistronte një humbje operacionale prej pesë miliardë dollarësh në tremujorin e dytë, si pasojë e rënies së parashikuar të volumeve të shitjes së veturave në të gjitha zonat gjeografike, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Ky deficit i shtohet një humbjeje operative prej 632 milionë dollarësh në tremujorin e parë”, sipas komunikatës.

Në përgjithësi, marka blu ovale, që nuk ka zbuluar ende datën e rihapjes të uzinave amerikane, të mbyllura për të respektuar masat e distancimit social dhe të kufizimit në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19, do të humbë më shumë se 5,6 miliardë dollarë në gjashtë muaj.

“Rezultatet përfundimtare mund të ndryshojnë parashikimet, për shkak të rreziqeve, pasigurive dhe faktorëve të tjerë”,  theksoi Ford duke shtuar se humbjet e shkaktuara nga kriza shëndetësore kishin arritur në dy miliardë dollarë gjatë tremujorit të parë të vitit.

Share This Article