Duke përmendur se në kontinent ka më pak raste të infektimit me koronavirus se në rajonet tjera, Djoudalbaye tha se në Afrikë vitin e kaluar kanë qenë 105 epidemi, përfshirë edhe ebolën
Drejtori i politikave shëndetësore dhe diplomacisë pranë Qendrës afrikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (Africa CDC), Benjamin Djoudalbaye deklaroi se ky kontinent ka qenë i përgatitur për COVID-19 duke marrë parasysh se vetëm vitin e kaluar kanë pasur 105 epidemi të ndryshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ai tha se vendet afrikane kanë përvoja në ndjekjen e sëmundjeve dhe mekanizma të skraningut të shpejtë.
Duke përmendur se në kontinent ka më pak raste të infektimit me koronavirus se në rajonet tjera, Djoudalbaye tha se në Afrikë vitin e kaluar kanë qenë 105 epidemi, përfshirë edhe ebolën.
Ai konsideron se e kanë parë efektin e karantinës dhe orës policore, por se nuk kanë parashikime mbi atë se si virusi do të përhapet në javën e ardhshme.
Djoudalbaye tha se numri i rasteve në kontinent është rritur me 37 për qind gjatë shtatë ditëve të fundit dhe tani arrin në 36.800.