Dhjetëra gazetarë kanë vdekur në të gjithë botën nga shpërthimi i koronavirusit në dy muajt e fundit, tha një organizatë për lirinë e shtypit, duke thënë se punonjësve të mediave shpesh u mungon mbrojtja e duhur për tu përballur me pandeminë.
Dy ditë para Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Fushata Embleme e Shtypit (PEC) paralajmëroi se shumë gazetarë po e vënë veten në rrezik për të raportuar mbi krizën e shkaktuar nga COVID 19, shkruan Aljazeera.
Që nga 1 marsi, PEC deklaroi vdekjen e 55 punonjësve në media në 23 vende, megjithëse theksoi se mbetet e paqartë nëse të gjithë ata ishin infektuar në punë.