Italia është një ndër vendet më të goditura në Europë nga Covid-19, por mesa duket javën e fundit gjendja në shtetin fqinj është drejt përmirësimit.
Ditën e sotme një lajm i mirë ka ardhur nga Italia, pasi mësohet se spitali “Maggiore” i Parmës në Itali ka mbyllur pavionin 26, i përcaktuar për pacientët me Covid-19.
Përmes një videoje të regjistruar në pavion, u bë virale në një kohë shkurtër në rrjetet sociale, ku më pas u publikua edhe nga kryebashkiaku i qytetit Federico Pizzarotti.
“Sot mbyllëm pavionin 26 në spitalin e Parmës. Kjo është forca dhe zemra e djemve dhe vajzave tona. Faleminderit që ekzistoni. Do ia dalim.”- ka shkruar Pizzaroti.
Kujtojmë se edhe 2-3 javë më parë në Italia janë mbyllur edhe dy pavione të tjera në të cilat u trajtuan pacientët me Covid-19. Tashmë duket se Italia po largon pak nga pak koronavirusin që prekur vendin prej në fillim të marsit.
Në rang global janë 3.3 mln të prekur nga koronavirusi. Vendi më i prekur vijon që të jetë SHBA-ja, ku janë regjistruar më shumë se 1.1 milion raste, me të paktën 65,000 persona që kanë humbur jetën. Ndërsa lajme më të mira vijnë nga Itali, Spanja e Franca, vende që ditët e fundit kanë shënuar numra në rënie të rasteve të konfirmuara me covid-19. Javën e fundit dy vendet më të goditura në botë nga Covid-19, Spanja dhe Italia kanë parë një përmirësim të situatës së virusit.
Burimi: mashable – Dosja.al