Tottenhami favorit në garën për transferimin e Rakitiqit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tottenhami është favorit në garën për transferimin e mesfushorit kroat të Barcelonës, Ivan Rakitiq, shkruan “Mundo Deportivo”.

Juventusi, Atletico Madridi dhe Interi po ashtu janë duke garuar për mesfushorin kroat. Rakitiq po pritet të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni.

Kroati 32-vjeçar ka humbur vendin e titullarit te klubi kampion i Spanjës që nga ardhja e talentit holandez Frenkie de Jong nga Ajaxi në verën e vitit të kaluar.

Trajneri portugez i Tottenhamit, Jose Mourinho po insiston në transferimin e Rakitiqit dhe klubi londinez po vlerësohet favorit për transferimin e kroatit.

Share This Article