Ministria e Mbrojtjes në Kolumbi ka përjashtuar 11 zyrtarë ushtarakë dhe ka pranuar dorëheqjen e gjeneralit, lidhur me hetimet për akuzat se ushtria ka spiunuar gazetarë, politikanë e gjyqtarë dhe anëtarë të tjerë të ushtrisë.
Ministria nuk ka përmendur emrat e ushtarëve të përjashtuar. Kryeprokurori i shtetit nisi hetimet në janar, kur një gazetë publikoi akuzat kundër ushtrisë.
Sipas këtij raporti, ushtria ishte e përfshirë në skandalin e hakimit të kompjuterëve të Qeverisë.
Gazeta kolumbiane “Semana” ka publikuar emrat e më shumë se 130 personave, përfshirë gazetarë të huaj, që ishin spiunuar gjatë tërë kohës. Madje, shumë prej tyre u ishin vjedhur të gjitha informacionet dhe kontaktet.