Sot rreth orës 11:30 minuta është denoncuar se në platformën e vjetër ë Stacionit policor në “Aeroportin ndërkombëtarë-Shkup”, pasi është furnizuar me derivate helikopteri i MPB-së, M 17 nga shkaqe të panjohura deri tani gjatë ngritjes është rrëzuar.
Alsat mëson se shkak për rrëzimin e helikopterit është era e fuqishme.
Helikopteri menjëherë pasi është furnizuar me derivate, ka tentuar të ngritet në ajër, por për shkak të erës së fortë është rrëzuar.
Paraprakisht njoftuam se helikopteri ishte i MPB-së dhe në ekuipazh ishin 5 persona, njëri nga të cilët mori lëndime trupore. Në vend ngjarje menjëherë kanë arritur njësit zjarrfikës, policia dhe organet tjera kompetente të cilat merren me zbardhjen e plotë të rastit.