Spanjë, rihapen dyqanet derisa vendi regjistron 164 vdekje nga COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë po ashtu raportoi 356 infektime të reja, numri më i ulët në gati dy muaj, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 218.011

Spanja sot ka regjistruar 164 vdekje tjera nga koronavirusi, një numër relativisht i ulët në ditën kur vendi lejoi rihapjen e disa bizneseve, duke e çuar numrin zyrtar në 25.428, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë po ashtu raportoi 356 infektime të reja, numri më i ulët në gati dy muaj, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 218.011.

Sipas Ministrisë, 121.343 pacientë janë shëruar që nga shpërthimi i COVID-19 në vend.

Të dy statistikat zyrtare dhe mbylljet e fundit të spitaleve të përkohshëm dhe morgjeve tregojnë se përhapja e virusit është ulur në mënyrë drastike.

Që nga e hëna, dyqanet e vogla dhe bizneset u lejuan të rihapen me kusht që të merren masa për distancimin social dhe higjenën.

Dyqanet mund t’u shërbejnë vetëm klientëve bazuar në rezervime dhe duhet të ketë një punëtor për çdo klient.

Restoranteve u lejohet të rifillojnë shërbimin. Më parë, vetëm dërgesat ishin të lejuara.

Autoritetet po ashtu përdorimin e maskave e kanë bërë të detyrueshme në transportin publik.

Share This Article