SHBA, ulet ndjeshëm numri i të vdekurve nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë raportuar 1150 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Sipas autoriteteve në SHBA kjo është shifra më e ulët në një muaj.

Nga Covid-19, në total kanë vdekur 68 mijë e 920 persona. Në total SHBA raporton 1 milion e 180 mijë e 332 raste me koronavirus, 5 herë më shumë se Spanja dhe 14 herë më shumë raste se Kina, vendi ku shpërtheu virusi në fund të 2019-tës.

Gjithashtu raportohet se rreth 200 mijë të infektuar janë shëruar.

Një dokument i brendshëm i qeverisë amerikane parashikon një rritje të rasteve të reja dhe vdekjeve deri me datë 1 qershor. Sipas dokumentit të publikuar nga New York Times parashikimet flasin për rreth 200,000 raste të reja dhe rreth 3,000 të vdekur në ditë.

Share This Article