General Electric largon 10000 punonjë në sektorin aeronautik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

General Electric (GE) njoftoi largimin nga puna të 10 000 punonjësve në sektorin e aviacionit, për shkak të pandemisë së COVID-19 që ka bllokuar transportin ajror dhe porositë e avionëve, për të cilët prodhon motorët.

“Këto largime do të bëhen përmes nisjeve vullnetare ose pushimeve nga puna, dhe do t’i shtohen valës së parë prej 2 600 punonjësish të larguar nga puna në muajin mars”, theksoi grupi amerikan në një komunikatë.

Në total, GE do të zvogëlojë fuqinë punëtore në aviacion me një të katërtën (25%), ose 13 000 vende pune.

Kjo masë shtrënguese që përfshin të gjitha zonat gjeografike, pasqyron gjendjen e vështirë që po kalon i gjithë sektori aeronautik.

Prodhuesi i avionëve Boeing njoftoi javën e kaluar humbjen e 16 000 vendeve të punës, ose 10% të forcës së saj të punës në avionët civilë.

Share This Article