Administrata e Trump po fillon duke marrë një qëndrim më agresiv ndaj Kinës për çështjet ekonomike, diplomatike dhe shkencore që do të ndikojë në marrëdhëniet midis dy superfuqive të botës, duke rritur edhe më tej tencionet që kanë arritur pikën e tyre më kritike në dekada.
Këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë këtë javë e kanë nxitur Presidentin Trump të nxjerrë një urdhër ekzekutiv që do të bllokonte një fond pensionesh qeveritar në ndërmarrjet kineze.
Amerika po ndërpret grantet që do të ndihmoin laboratorin e virologjisë në Wuhan, Kinë, qyteti ku filloi shpërthimi i koronavirusit, dhe po shikon për bashkëpunime shkencore me Universitetin e Teksasit.
Këshilltarët e vjetër, të udhëhequr nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, kanë kërkuar nga agjencitë e inteligjencës që të vazhdojnë të kërkojnë ndonjë provë për të mbështetur teorinë se pandemia mund të jetë rezultat i një rrjedhje laboratorike aksidentale, edhe pse analistët kanë thënë që ata me shumë gjasa nuk do të gjejnë prova.
Rivaliteti i hapur midis dy kombeve ka marrë një kthesë të errët në këto muaj që kur koronavirusi u përhap nga një metropol në lumin Yangtze në të gjithë globin. Lufta për gjetjen e informacionit mbi virusin është bërë pjesë thelbësore e konkurrencës, por përpjekjet e administratës Trump për të kundërshtuar Kinën janë theksuar në të gjithë bordin. Kjo është pjesërisht një përgjigje e asaj që zyrtarët e administratës thonë se janë lëvizjet agresive të vetë Kinës, duke përfshirë dhe dezinformin anti-Amerikan që ka ndërrmarr Kina në të gjithë botën.
Kina ka të ngjarë të dalë nga recesioni i shkaktuar nga pandemia më shpejt se kombet e tjera. Shtetet e Bashkuara –janë akoma duke luftuar me virusin, me më shumë se një milion të infektuar dhe më shumë se 64,000 të vdekur – me siguri do të mbështeten në aktivitetin ekonomik në Azi për të ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë së vet. Një pjesë e kësaj përfshin që Pekini të pajtohet me një marrëveshje tregtare të nënshkruar në janar.