Ndeshjet e Kupës së Gjermanisë në futboll pritet të luhen në qershor, ka njoftuar “Sportbuzzer”.
Raportohet se ndeshjet gjysmëfinale ato mes Bayern Muenchenit e Eintracht Frankfurtit dhe Saarbruckenit me Bayer Leverkusenin do të luhen më 16 dhe 17 qershor. Ndërkohë finalja do të luhet në Berlin më 27 qershor.
Qeveria gjermane do të vendos të mërkurën, nëse do të lejohet vazhdimi i kampionatit të Gjermanisë në futboll, por po pritet të lejohet kjo.