Rodriguez pritet t’i bashkohet Atletico Madridit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

James Rodriguez pritet të qëndrojë te Madridi këtë verë, por me gjasë të madhe jo te Reali.

“El Univeral” raporton se agjenti i Rodriguezit, Jorge Mendes, është duke biseduar me Atletico Madridin për një transferim të mundshëm në verë.

Reprezentuesi i Kolumbisë ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2021. Për të po interesohet edhe Juventusi.

Në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje me Realin, atëherë James mund të qëndrojë edhe një edicion dhe të largohet në verën e vitit të ardhshëm pasi t’i skadojë kontrata.

Rodriguez 28-vjeçar këtë edicion i ka zhvilluar 13 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa e ka realizuar një gol dhe i ka asistuar dy të tjerë.

Share This Article