Macron merr kritika, kryebashkiakët nuk janë dakord për hapjen e shkollave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
©BENOIT TESSIER / POOL/EPA/MAXPPP - epa08175724 French President Emmanuel Macron and Greek Prime Minister Kyriakos Mitsotakis (not pictured), attend a joint statement at the Elysee Palace in Paris, France, 29 January 2020. EPA-EFE/BENOIT TESSIER / POOL MAXPPP OUT

Presidenti francez Emmanuel Macron po kritikohet teksa ka vendosur hapjen e shkollave, si pjesë e lehtësimit të kufizimeve të bllokimit ndaj pandemisë.

Sipas Macron, Franca do të rihapë shkollat ​​fillore në nga e hëna, 11 maj teksa shumë zyrtarë lokalë kanë kritikuar qeverinë, duke thënë se është një veprim i shpejtuar pavarsisht masave që do të ndërmerren.

Masat e reja përfshijnë klasa me 15 studentë, teksa shkollat ​​e mesme do të hapen më vonë këtë muaj.

Kryeministri francez Edouard Philippe e ka quajtur vendimin për hapjen e shkollave “paralajmëruese, edukative, sociale dhe republikane” dhe se largimi i fëmijëve nga shkolla me muaj do të ishte një “bombë kohe”.

Më shumë se 300 kryetarë bashkish në rajonin e Parisit i kanë dërguar qeverisë një letër të hapur ku kërkohet të vonojë rihapjen e shkollave.

“Afati i fundit për 11 maj është joreal. Në rastin më të mirë, ne mund të jemi në gjendje të hapim shkollat më 18 maj, por nuk do të jetë shkolla siç e njohim ne,” tha Philippe Bouyssou, kryetari i bashkisë së Ivry-sur-Seine.

Share This Article