Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndan ndihma në Sudan gjatë Ramazanit

albnews
By
1 Min Read

Agjencia e ndihmave ka shpërndarë 4.000 pako ushqimore për nevojtarët në Sudan që nga fillimi i Ramazanit

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka shpërndarë 224 pako ushqimore për nevojtarët në Sudan, si pjesë e fushatës së ndihmave gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e ndihmave, e njohur edhe si Kızılay, shpërndau pako ushqimore për njerëzit në nevojë që jetojnë në një qytet-tendë, shtëpi të pleqve dhe në një jetimore në kryeqytetin Khartoum.

Kreu i delegacionit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Sudan, Serdar Yılmaz tha se ata kanë shpërndarë 4.000 pako ushqimore për nevojtarët në Sudan që nga fillimi i Ramazanit.

Ai tha se agjencia planifikon të shpërndajë edhe 1.000 pako ushqimore deri në fund të muajit.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke është organizata më e madhe humanitare në Turqi, me një rrjet ndërkombëtar për të ndihmuar vendet në nevojë.

Share This Article