Franca gati të lehtësojë bllokimin ndaj koronavirusit por kjo gjë nuk vlen për Parisin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri fraancez Edouard Philippe,  ka thënë se Franca gradualisht do të përfundojë bllokimin e saj nga e hëna, 11 maj, por disa kufizime do të mbeten në fuqi në rajonin e Parisit, ku koronavirusi është ende duke qarkulluar.

“Nga e hëna ne do të lëshojmë progresivisht bllokimin që filloi në 17 Mars, por vëndi është ndarë në dy pjesë ku në disa rajone, veçanërisht në rajonin e Ile de France, koronavirusi po qarkullon më shpejt pasi rajoni është shumë i dendur dhe masat do të qëndrojnë në fuqi” tha ai.

Në pjesë të tjera të Francës, shkollat ​​e mesme, kafenetë dhe restorantet mund të hapen nga fillimi i qershorit nëse niveli i infeksionit do të mbetet i ulët.

Share This Article