ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë 6 hours ago
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj 11 hours ago
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 14 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 14 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 14 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Paul Haggis porosit studentët t’i gjejnë heronjtë në mesin e tyre

albnews by albnews
8 May, 2020
in Bota
0
Paul Haggis porosit studentët t’i gjejnë heronjtë në mesin e tyre
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Duke pirë kafe – nga filxhani në të cilin shkruante: “Shumë skenar i mirë, Paul. Por, kjo asnjëherë nuk do të shitet” – skenarist, producent e regjisori i njohur, Paul Haggis, është shfaqur në masterklasën online të enjten në kuadër të edicionit të parë të festivalit ndërkombëtar të filmit studentor “Cine UP”.

Kishte një arsye përse ua tregoi këtë filxhan më shumë se 40 pjesëmarrësve në mastërklasën e tij online. Kështu i ishte thënë për skenarët e filmave “Million Dollar Baby” e “Crash”, me të cilët më vonë mblodhi disa çmime në festivale të kategorisë A. Sipas tij, një dëshmi për studentët se çdokush mund t’ia arrijë të realizojë ëndrrat. Biseda e tij, me studentët e Kosovës, ishte e sinqertë që në fillim.

RelatedPosts

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona

Çudira në aeroport/ E moshuara ndërron jetë pak minuta para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

“Të gjitha këshillat që ua jap janë nga eksperienca ime. Kam bërë shumë gabime, por kështu kam mësuar”, ka thënë ai. U ka treguar studentëve për rutinën e tij, momentet kur përjeton “bllokadë” e nuk di se çfarë të shkruajë, për dallimin në mes të bërit regji të një filmi e të shkruarit skenar, dhe për rëndësinë që ka pyetja: Pse? Sipas tij, çdoherë një skenarist duhet ta pyesë veten se pse personazhi po vepron në mënyrë të caktuar. Kështu, sipas tij, do të ketë kuptim tregimi e nuk do të jetë i mbushur me veprime që janë klishe. Sipas tij, çdoherë një skenarist duhet ta vërë veten brenda personazheve, madje ka rekomanduar personazhin e lig. Kështu do të nxirret më e mira e tregimit. Për studentët ka pasur edhe një porosi, e që, sipas, tij është më e rëndësishmja. U ka kërkuar që të ndjekin heronjtë e Kosovës nëse duan të kenë sukses.

“Mos shikoni nga njerëzit e Hollywoodit për eksperiencë e as mos shikoni nga unë. Shikoni profesorët tuaj, regjisorët tuaj dhe puna që po bëhet atje. Ata janë heronjtë e juaj”, ka thënë ai.

Paul Haggis është skenarist, producent dhe regjisor i filmit dhe televizionit. Masterklasa ishte pjesë e festivalit “Cine UP”, që nisi të martën e po mbahet online deri më 10 maj për shkak të pandemisë së virusit COVID-19. Ani pse është cilësuar si ndërkombëtar, sivjet janë vetëm studentët vendorë ata që marrin pjesë me mbi 30 vepra filmike. Në mot do të ndërkombëtarizohet.

Haggis njihet më së miri si skenarist dhe bashkëproducent i filmit “Million Dollar Baby” (2004), që është fitues i katër çmimeve “Oscar”, përfshirë atë për filmin me të mirë dhe çmimin për aktoren me të mirë që e mori aktorja Hilary Swank. Ai po ashtu është producent, skenarist dhe regjisori i filmit “Crash” (2005), që në mesin e çmimeve numëron edhe tri çmime “Oscar” dhe dy çmime B”AFTA”. Haggis gjithashtu është njëri nga skenaristët e filmit “Flags of Our Fathers” (2006) dhe filmat për James Bondin “Casino Royale” (2006) dhe “Quantum of Solace” (2008).

Sipas Haggisit, skenaristët duhet që të kenë parasysh se gjithçka duhet të përfshihet në tregim për një arsye. Gjithçka, sipas tij, duhet që të bazohet te karakteret, të cilat edhe e ndërtojnë rrëfimin, por duhet ditur edhe kur duhet hequr dorë nga karakteri në të mirë të tregimit. Sipas tij, bashkëjetesa e tyre është një luftë brenda autorit. Për të, gjatë shkrimit të skenarit, duhet qenë në gjendje që tregimi të ndahet në copëza dhe të bëhet bashkë përsëri.

“Gabimi më i madh që kam bërë është që i kam marrë parasysh fjalët e njerëzve dhe çfarë ata dëshironin. Posa fillova që t’i bëja gjërat sipas dëshirës sime e pasi që i kuptova aftësitë e mia, arrita që të krijoja filma të suksesshëm”, ka thënë ai. I ka këshilluar studentët, pjesëmarrës në masterklasë bashkë me disa nga profesorët e tyre, që asnjëherë të mos bëjnë filma komercialë, por të nisen që të bëjnë filma të mirë e që, sipas tij, nëse ia dalin të jenë komercialë nuk është diçka e keqe.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë

Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë

20 December, 2025
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

19 December, 2025
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result