Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në gjithë botën ka kaluar në mbi 270 mijë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 270.003 vdekje, ndërsa numri i rasteve ka arritur në 3.903.577.
Vendi me numrin më të lartë të vdekjeve është renditur SHBA-ja me (76.693) vdekje e cila ndiqet nga Britania (30.615), Italia (29.958), Spanja (26.070), Franca (25,987), Brazili (9.054), Belgjika (8.415), Gjermania (7.392), Irani (6.486), Holanda (5.288) dhe Kina (4.633).
Vendet e tjera me më shumë se 1.000 vdekje janë Kanadaja (4.404), Turqia (3.641), Suedia (3.040), Meksika (2.704), Zvicra (1.810), India (1.889), Ekuadori (1.654), Peruja (1.627), Rusia (1.625), Irlanda (1.403) dhe Portugalia (1.105).
Koronavirusi u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe më pas u përhap në të gjithë botën. Deri më tani nga virusi janë shëruar 1.333.935 njerëz, ndërsa vazhdojnë trajtimin 2.299.639 të tjerë.