ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi 3 minutes ago
“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços 6 minutes ago
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë 15 minutes ago
Thiago Silva rikthehet në Evropë, Porto “kërcënon” Milanin 21 minutes ago
Barça rrit presionin ndaj Bastonit, alternativë është Gvardiol i Cityt 23 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

AFP: Nevila, mjekja e Tiranës që nuk i ka parë që prej dy muajsh fëmijët e saj

albnews by albnews
8 May, 2020
in Albania, Bota
0
AFP: Nevila, mjekja e Tiranës që nuk i ka parë që prej dy muajsh fëmijët e saj
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Që kur koronavirusi u shfaq në Shqipëri, në fillim të marsit, specialistja e sëmundjeve infektive, Nevila Gjermeni ka qenë në vijën e parë, shkruan agjencia franceze e lajmeve, AFP.

Kjo do të thotë që ajo nuk i ka parë fëmijët e saj që prej dy muajsh, një ndarje e dhimbshme, që ajo shpreson se së shpejti do të marrë fund, ndërsa autoritetet përgatiten të lehtësojnë kufizimet.

RelatedPosts

U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

E shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja

Khodorkovsky: Putin sillet si lojtari kumari, nuk heq dorë lehtë nga lufta

“Secili prej nesh ka një familje”, thotë 38-vjeçarja duke u përpjekur të ndalë lotët, edhe për kolegët që po i kërkojnë publikut të qëndrojë vigjilent për masat paraprake shëndetësore.

Shqipëria u tregua shumë e shpejtë për t’u mbyllur dhe deri më tani ka shmangur një katastrofë si në Itali, që gjendet pikërisht përtej Adriatikut.

Rreth 30 persona kanë vdekur dhe më pak se 1 000 të tjerë janë infektuar.

Por, ndërsa vendi po lehtëson ngadalë kufizimet gjithëpërfshirëse, mjekët e rraskapitur kanë frikë nga një valë e re infeksionesh në repartet e tyre spitalore.

“Ne e fituam betejën e parë, por jemi akoma në luftë”, thotë Loreta Bici, një kardiologe që punon në një spital të Tiranës dhe që trajton pacientët më seriozë.

Si kudo tjetër në botë, ngarkesa fizike dhe emocionale e ka stërmunduar stafin mjekësor që punon pa orar.

Në spitalet e Tiranës të shndërruara spitalet ”Covid 1” dhe ”Covid 2”, mjekët dhe infermierët, të pajisur me gjithçka, kanë kaluar orët e tyre të punës duke u kujdesur për pacientët që janë të vetmuar dhe të frikësuar.

“Ju jeni të mbuluar dhe pacienti nuk mund t’i shikojë sytë tuaj, ai përpiqet t’ju njohë zërin tuaj, kush jeni, kush po e ndihmon atë”, thotë Najada Çomo, një eksperte e sëmundjeve infektive, përgjegjëse për spitalin ”Covid 1”, ndërsa zëri i saj tronditet nga emocionet.

Fjalët e para, ditëlindjet 

Që prej muajit mars, Gjermeni dhe bashkëshorti i saj, Arbri, një mjek reanimator në një departament tjetër, kanë arritur të shohin vajzën e tyre 15-muajshe, Hana, dhe djalin 10-vjeçar, Bjornin, vetëm në chat.

”Hana është në moshën ku ajo po eksploron fytyrat dhe është e pamundur t’i thuash asaj se nuk duhet të prekë”, thotë Gjermeni.

Mjekja gjithashtu ka frikë se mos prindërit e saj, të cilët kujdesen për fëmijët, mund të infektohen.

Momente të rëndësishme tashmë kanë munguar për Gjermenin, siç janë hapat e parë të Hanës dhe përpjekjet për të thënë fjalët e para.

”Prindërit gjithashtu nuk ishin në ditëlindjen e djalit të tyre’, thotë Gjermeni përmes lotëve.

Stafi tjetër mjekësor ka pasur frikë për jetën.

Adelina Dragoti, kryeinfermiere, 48 vjeçe në spitalin ”Covid 2”, u infektua vetë nga virusi.

Por, ajo është rikthyer në punë pas katër javësh.

“Është një gëzim i vërtetë kur arrijmë të shpëtojmë një jetë, kur pacienti zgjohet, ju shikon dhe thotë se ‘unë ju kam borxh jetën time”, i tha ajo AFP-së.

“Unë nuk mund t’i harroj këto fjalë”, thekson ajo.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

20 December, 2025
“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços

“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços

20 December, 2025
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

20 December, 2025
Thiago Silva rikthehet në Evropë, Porto “kërcënon” Milanin

Thiago Silva rikthehet në Evropë, Porto “kërcënon” Milanin

20 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result