Dënimi i UEFA-s ndaj Manchester City-t me dy vite përjashtim nga të gjitha kompeticionet europiane, ka bërë që sheikët e klubit të ndryshojnë kurs. Tabloidet angleze raportojnë se presidenti i “qytetarëve”, Mansur bin Zajden Al Nahjan po punon që të marrë pronësinë e një tjetër klubi.
Sheikët tashmë janë shumë afër për të marrë në pronësinë e tyre klubin belg të Lomel, që militon në kategorinë e dytë. Marrëveshja është shumë afër dhe zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt.
Ata kanë në pronësinë e tyre edhe klube të tjera siç janë: Malburne Siti në Australi, Montevideo Torkue në Uruguai, gjithashtu kanë edhe aksione te Nju Jork Siti në SHBA, Mubai Siti në Indi, Girona në Spanjë, Sinçuan Jiuniu në Kinë dhe Jokohama Marinos në Japoni.